2.2 C
Priština
More

    Bezdisja është vrasësi i martesës

    spot_imgspot_img

    Bezdisja – kur një person çmendurisht e përsërit njërin dhe gjithmonë të njëjtin pretendim, ndërsa tjetri vazhdimisht e injoron – është problemi me të cilin herët apo vonë do të përballet çdo çift, sipas gazetës amerikane „Wall Street Journal“.

    Në një artikull me titull „Njihuni me vrasësin e martesës“, gazeta paralajmëron zonjat për të shmangur bezdisjen në qoftë se dëshirojnë të ruajnë martesën.

    Bezdisja mund të jetë po aq e rrezikshme për martesë sa edhe tradhtia bashkëshortore apo edhe menaxhimi i dobët financiar, thonë ekspertët, duke shtuar se kjo „dinamika toksike“ gjatë komunikimit, në mënyrë të paevitueshme çon në përfundim të lidhjes.

    „Njerëzit ankohen, sepse ata mendojnë që nuk do të marrin atë që ata kërkojnë nga personi tjetër, kështu që ata kanë nevojë vazhdimisht të kërkojnë, në mënyrë që në fund mund të marrin atë, thotë psikologu Scott Vecler.

    Ekspertët thonë se femrat më shpesh ngacmojnë se sa meshkujt, sepse ato janë nga natyra më të përgjegjshme për menaxhimin e shtëpisë dhe të jetës familjare.

    Ato janë gjithashtu në gjendje që më shpejt të zbulojnë ndonjë problem në martesë, dhe kur kërkojnë diçka e nuk marrin një përgjigje, atëherë për ato kjo është një shenjë që diçka „nuk shkon“. Problemi është se me përsëritjen e vazhdueshme ato vetëm e keqësojnë gjendjen.

    Meshkujt poashtu e mbajnë një pjesë të fajit, sepse ata rrallë herë ndodh që të japin një përgjigje të qartë për pyetjen. Sigurisht, mashkulli do të përpiqet të mos „dëgjojë“ bezdisjen e gruas, sepse me këtë ai ndjehet si një djalë të cilin po e qorton nëna.

    Ata zakonisht nuk „deklarohen“ ose për shkak se nuk dinë se çfarë të thonë ose nuk duan të zhgënjejnë partnerin e tyre. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...