Ditët e ftohta të dimrit sjellin edhe probleme me lëkurën e plasaritur dhe dëmtuar, veçanërisht rreth buzëve. Për të shmangur djegjen dhe dhimbje nga buzët e plasaritura, aplikoni këto truke të thjeshta dhe të natyrshme.
SHEA gjalpi
Shea intensivisht ushqen lëkurën, dhe vepron më së miri në zonat e plasaritura. Hidraton lëkurën. Kjo gjalpë është e mbushur me vitamina për të shëruar dhe për të ushqyer lëkurën. Atë duhet ta përdorni rregullisht, duke vendosur në buzët tuaja në mëngjes e në mbrëmje, dhe ju nuk do të keni probleme.
Sheqeri
Në mënyrë që të keni buzë të buta dhe të lëmueshme, pillingu është shumë i rëndësishëm. Sheqeri është një mënyrë e shkëlqyer dhe e natyrshme për të bërë pillingun e buzëve. Megjithatë, në qoftë se ju përdorni trukun me sheqer shumë shpesh mund të shkaktoni acarim të lëkurës. Gjejeni pillingun i cili përmbanë sheqer apo bëjeni atë vetë në shtëpi duke përzier sheqerin dhe vajin.
Trangulli
Nëse buzët tuaja janë të thata, përdorimi i trangujve të freskët do të „zbusste“ ato me sukses. Blejeni një balsam që përmban ekstrakt të trangujve ose bëjeni vet atë – merreni një trangull të freskët, prejeni në fletëra dhe vendosini në buzë për rreth dhjetë minuta.
Vaji i kokosit
Nëse përdorni vaj kokosi, buzët do të zbuten dhe zonat e plasaritura do të shërohen shpejt. Gjë e rëndësishme është që vajin e kokosit ta vendosni një herë në ditë. Vajin e kokosit përdoreni sidomos gjatë ditëve të ftohta duke vendosur një shtresë të hollë të vajit në sipërfaqën e buzëve.
Aloe vera
Aloe Vera është një ilaç i shkëlqyer që shumë shpejtë e shëron lëkurën. Buzët e plasaritura zakonisht kanë ndjesi shpimi gjilpërash dhe dhëmbje, dhe duke vendosur Aloe Vera do të ndjeni zbutje dhe lehtësim./kosovarja.ch/