A keni menduar ndonjëherë për mënyrën se si fleni? Pse kështu? A e dini se jo të gjithë pozicionet gjatë gjumit janë të mira për shëndetin tuaj? Secili ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Gjeni se cilat! Nëse keni një gjumë të rëndë dhe gjatë gjumit nuk do të ndryshoni pozitën, mund të keni disa pasoja në shëndet.
Në shpinë
Anët e mira: Kjo pozitë është e mirë për balancimin e peshës së trupit, organet e brendshme, për të reduktuar dhimbje në qafë dhe shpinë. Vetëm mbani një jastëk nën gjunjë që të keni një kontroll më të mirë përgjatë natës.
Disavantazhet: Nëse gërhasni, mund të dëshironi të ktheheni në krah, sepse duke fjetur në shpinë mund të përkeqësoni këtë gjendje.
Në krah
Avantazhet: Fjetja në pozicionin e fetusit me gjunjë të mbledhur dhe një jastëk mes këmbëve tuaja mund të ju ndihmojë të largoni stresin. Jastëku është në këtë rast i rëndësishëm për të mbajtur kokën tuaj në pozitën e drejtë. Duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të zvogëloni dhimbjet e gjoksit dhe urthin.
Disavantazhet: Ju jeni me fat – ky pozicion pothuajse nuk ka gabime, sepse përcjell pozitën natyrore të shpinës (në qoftë se ju flini si duhet).
Në stomak
Avantazhet: Nëse keni dhimbje të rastësishme në pjesën e fundshpinës suaj, duke fjetur në këtë pozicion nga koha në kohë, mund të reduktoni presionin mbi këtë pjesë të trupit.
Disavantazhet: Edhe në qoftë se preferoni për të fjetur kështu, ky pozicion është i rrezikshëm. Kurrizi juaj nuk është në një pozicion natyror, dhe koka është e kthyer anash, që për të nuk është një pozitë e natyrshme. Për shkak të kësaj, ju mund të keni ndjesi shpimi gjilpërash rreth trupit kur zgjoheni.
Në çfarë pozicioni e bëni gjumin tuaj?