4.7 C
Priština
More

    Fëmija i preferuar i nënës suaj? Ja për çfarë keni më shumë gjasa si i rritur…

    spot_imgspot_img

    Ndoshta Frojdi ka pasur të drejtë kur ka thënë se nëna juaj është baza apo rrënja e çdo çështje. Sipas një studimi të ri, të rriturit të cilët mendojnë se kanë qenë të preferuarit e nënave të tyre në moshë të re, dhe ata të cilët janë grinder më shpesh apo kanë pasur probleme me nënën- kishin më shumë gjasa të ishin në depresion në moshë të rritur.

    Hulumtuesit në Univerzitetin Purdue kanë përdorur të dhëna nga 725 fëmijë të rritur nga 309 familje, nënat e të cilëve ishin nga 65 deri në 75 vjeçe, kur studimi kishte filluar. Fëmijët ishin anketuar në shtatë matje të ndryshme të depresionit, duke përfshirë vetminë, probleme me gjumin dhe trishtim apo mërzitje në përgjithësi. Ata gjithashtu iu përgjigjen pyetjeve se cili vëlla apo motër ishte më i afërt me nënën e tyre, cili kishte më shumë probleme apo zënka, cili kishte krenarinë më të madhe e cili merrte zhgënjimin.

    Rezultatet e publikuara treguan se sa efekt të fortë mund të ketë nëna në gjendjen tuaj psikologjike si një i rritur. Personat të cilët mendonin se ishin emocionalisht më të afërt me nënat e tyre, kishin gjasa më shumë të jenë në depresion. Por, në të njejtën mënyrë, personat që identifikoheshin me më shumë probleme me nënat e tyre, dhe personat që mendonin se nënat e tyre ishin më së shumti të zgjënjyera nga ata, ishin gjithashtu në gjendje për depresion.

    Pse vallë të ndodhë që fëmija më i afërt me nënën të vuajë nga depresioni? Kjo ndodhë për shkak se ky fëmijë ndjen më shumë përgjegjësi ndaj nënës dhe me kalimin e kohës bëhet i mvarur për t’ju ndihmuar të tjerëve, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Për më tepër, fëmijët që ishin shumë të lidhur me nënën e tyre, kishin gjasa të mos ishin edhe aq të afërt me vëllezërit apo motrat xheloze./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...