1.4 C
Priština
More

    5 gjërat që kam mësuar nga abortet e mia spontane

    spot_imgspot_img

    Pas tri viteve, cikle të shumta IVF, dy aborte spontane shkatërruese dhe pengesa të panumërta… rruga e Aelës për mëmësi nuk ka qenë aspak e lehtë. Ndiqni historinë e saj dhe mos humbisni kapitullin e fundit në udhëtimin e saj.

    Ja se çfarë kam mësuar nga dështimet e shumta:

    1. Jeta vazhdon tutje

    Pavarsisht tragjedisë së ndodhur, jeta vazhdon duke shkuar te para. Vjen një pike kur ju ndjeheni shumë të mërzitur në lidhje me humbjen e një shtatzënie dhe ktheheni në të kaluarën duke kujtuar gjëra të këqija, por jeta vazhdon, duhet të ecim para.

    2. Marrëdhënia juaj seriozisht do të testohet

    Humbja e një shtatzënia, të mos flasim për humbje të shtatzënive të shumta, e vë martesën tuaj në alarm. Kam parë çifte që nuk kanë mundur t’ia dalin së bashku, dhe të tjerë që janë bërë më të forte se kurrë nga ajo goditje. Me një fjalë, aborti do të ndryshojë jetën tuaj.

    3. Aborti do të ju ndryshojë

    Ju do të jeni person tjetër pas humbjes së një shtatzënie. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta thënë këtë. Mënyra se si e shikoni veten tuaj. Mënyra s ii shikoni nënat tjera. Mënyra se s ii shikoni foshnjet tjera, grate shtatzëna, reklamat për pelena e gjithçka që ka të bëjë me jetën e fëmijës. Por, nuk është vetëm kaq. Është diçka më shumë. Abortet e shumta spontane dëmtojnë zemrën tuaj.

    4. Ka gjëra më të këqija në këtë botë

    Pavarsisht sa tragjike mund të jetë, ka edhe gjëra më të këqija në këtë botë se sa dështimet apo aborted e shumta spontane. Ndoshta secila e ka dhimbjen e saj, por imagjinoni nëse vdesin shumë persona të pafajshëm në një objekt fetar, ose ju vdes mbesa 12 vjeçre nga leukemia – dhe e kuptoni se ka kaq shumë dhimbje kudo.

    5. Gjithashtu e kuptoni se mund t’ia dilni mbanë

    Keni pasur një abort spontan dhe keni provuar sërish. E keni humbur edhe atë shtatzëni. Dhe ndoshta një numër të madh të tyre pas këtij dështimi. Ju vazhdoni të përpiqeni. Pse? Sepse e dini se mund t’ia dilni mbanë. Duhet të mbështeteni tek të shpresuarit. Ndonjëherë mendoni se jeni vërtetë të çmendur, por kjo nuk ju thyen aspak juve. Sigurisht, kjo gjë ju ndryshon. Perspektiva juaj bëhet më e hidhur. Marrëdhënia juaj fillon të testohet. Por, ju nuk do të hiqni dorë, sepse ju jeni më të fortë se kurrë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...