Sigurisht që të gjithë e keni dëgjuar se fëmijët e verës janë më të lumtur, më të shoqërueshëm se fëmijët e dimrit, të cilët janë më të qetë, të tërhequr dhe misteriozë. Një studim i ri sugjeron se stina e vitit në të cilën keni lindur ndikon shumë në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Studimi tregon se njerëzit e lindur verës zakonisht janë më të shëndetshëm si foshnje dhe si të rritur. Studimi përfshiu gjysëm milion pjesmarrës nga Britania e Madhe, dhe konstatoi se fëmijët e lindur në Qershor, Korrik dhe Gusht janë më të trashë si foshnjë dhe më të gjatë si të rritur.
Për më tepër ky studim tregoi se femrat e lindura gjatë muajve të verës kanë filluar pubertetin më herët, që është indikator i shëndetit të mirë më vonë. Puberteti i hershëm është konsideruar më herët si i lidhur me rrezikun e lartë të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të gjirit.
Autori i studimit shpjegon se studjuesit kanë gjetur ndikim të madh të muajit të lindjes në zhvillimin dhe shëndetin e njerëzve.
Shpjegimi i studimit mund të lidhet me ekspozimin më të madh të nënave ndaj rrezeve të diellit dhe vitaminës D gjatë verës, që mund të sjellë rezultate pozitive.
Në të kaluarën studjuesit i kanë lidhur lindjet në muajt e dimrit me rrezikun e sëmundjeve si : rritje e penguar, sëmundjet mendore dhe vdekjet e parakohshme./kosovarja.ch/