1.1 C
Priština
More

    Çka ndodh realisht me gjoksin tuaj pas shtatzënisë

    spot_imgspot_img

    Nuk është ndonjë befasi e madhe se shtatzënia dhe periudha pas saj mund të lënë pasoja tek trupi i secilës femër. E vërteta e hidhur është se pa marrë parasysh se sa orë joga prenatale bëni, apo sa shpesh e trajtoni stomakun tuaj me vajra dhe balsame të ndryshme, që në momentin që bartni foshnje trupi juaj ndalon së qenuri vetvetja dhe fillon të zgjerohet dhe të ndryshojë në mënyra që ju nuk jeni të gatshëm mjaftueshëm për ta pranuar këtë.

    Shumica e diskutimeve rreth imazheve të trupit pas lindjes fokusohet në faktin se sa shpejt një femër mund të rikthejë formën e mëparshme trupore. Revistat e shumta i përkushtohen kopertinave me imazhet e përsosura të pas lindjes përderisa trajnuesit dhe nutricienët nuk i referohen kësaj qasje. Sigurisht, shumica e femrave bazohen në faktin se mënyra më e lehtë për të humbur peshë është gjidhënia. Kjo nuk paraqet vetëm të ushqyerit për të sapolindurit, por sipas Asociacionit Amerikan për shtatzëni, një nënë me gjidhënie mund të harxhojë rreth 425 deri 700 kalori në ditë. Edhe të famshmit betohen për këtë. Miranda Kerr pohon se gjidhënia ka përshpejtuar metabolizmin e saj, ndërsa Bundchen thekson se kjo i ka ndihmuar për të mbajtur në formë figurën e saj. Por, përderisa gratë nxjerrin në pah përfitimet e të ushqyerit me gji, por e vërteta se sa keq mund ti bëjë gjinjve tuaj është diskutuar shumë rrallë.

    Krahasime të shumta janë bërë nga nënat pas lindjes, si psh. gjinjtë fillojnë të ngjajnë si vezë të thyera, apo janë të varura saqë dis nga këto gra nuk dëshirojnë të bëjnë seks pa veshur sytjena. Vetëm ato gra që kanë lindur e kuptojnë se pse procesi i liftingut të gjinjve është në rritje.

    Pasi ngela shtatzënë me vajzën time, ndryshimi i parë që vërejta tek trupi im ishte rritja e tepruar e gjoksit. Njëra nga familajrët më paraljamëroi se pasi do të filloja me gjidhënie do të rregullohej gjendja ime, por ato dolën jashtë kontrollit. Nuk ishte çështja se ajo më gënjeu por gjinjtë u rritën në përmasa të mëdha dhe nga nevoja duhej që të bleja sytjena të reja të përshtatshme. Pas disa muajve kisha transformime të hatashme dhe më dukej vetja si Pamela Anderson me gjoksin e saj.

    “Gjatë shtatzënisë, gjëndrrat e gjinjve zmadhohen dukshëm, për atë edhe vëreni ndryshime tek vetja juaj”, sqaron Dr. Kolker. Pas lindjes, këto gjëndrra rikthehen në madhësinë origjinale apo edhe më të vogël. Meqenëse lëkura tërhiqet apo zgjatet gjatë periudhës së zmadhimit të gjoksit, ekziston mundësia e mospërputhjes së lëkurës dhe gjëndrrave.

    Pasi u riktheva në punë dhe e zvogëlova procesin e gjidhënies, kam vërejtur ndryshime tjera rreth vetes. Filloi procesi i rënies së flokëve, shenjat ishin mund të dukshme dhe gjoksi ishte zvogëluar por edhe i varur. Shkova në gjinekolog për të marrë përgjigje se kur do të mund të shihja gjendjen time normale të trupit.

    Është e vërtetë se për shumicën e grave, humbja e gjoksit atraktiv është e vështirë për ta pranuar. Ndoshta është shumë e rëndës sepse gjoksi për ne simbolizon feminitetin dhe dëshirën e të qenurit femër, dhe lindja e fëmijës mund të ndikojë krejtsisht në të kundërten e kësaj. Një mike e imja, Alexandra, thekson se do kishte dashur të dijë të mirat, të këqijat dhe gjërat e shëmtuara rreth procesit të ndryshimeve trupore si pasojë e shtatzënisë, dhe me një doze humori shprehet: “Do të isha siguruar për të bërë sesion të fotove me gjoksin e ekspozuar para se të lindja, ose të paktën disa selfie të mrekullueshme, thjeshtë për kujtim”…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...