0.9 C
Priština
More

    Dëshironi të keni një fytyrë krejtësisht simetrike?

    spot_imgspot_img

    A e këni më të bukur anën e djathtë apo anën e majtë të fytyrës? Çka nëse fytyra juaj do të ishte tërësisht simetrike? Fotografi nga Nju Jorku, Alex John Beck, ka bërë dhjetë portrete njerëzish dhe pastaj i ka përpunuar me kompjuter fotot e tyre, në mënyrë që të kenë një fytyrë tërësisht simetrike. Në njërën fotografi i ka ka kompletuar fotot me dy anë të majta, e në tjetërn me dy të djathta, si në pasqyrë. Pastaj, për krahasim, ka vënë portretet e tyre të papërpunuara. Është e habitshme se dallimet, edhe pse tejet subtile, tërësisht e kanë ndryshuar karakterin e personit.

    Te ky burrë, kur bëri portretin me anën e majtë të fytyrës së tij, dukej qafa më e hollë dhe një moles simetrik poshtë syrit të tij. Portreti me anën e djathtë të fytyrës, duket më i shëndoshë dhe në faqe i dallohet një lëmsh të enëve të gjakut.

    Sytë e kësaj vajzë duken më afër njëri –tjetrit te portreti i krijuar nga anët e djathta të fytyrës, ndërsa portreti me anët e majta duket pothuajse i përkryer.

    Fotografi rrëfen se modelet e tij kanë qenë tejet të befasuar me rezultatet, madje disa edhe shumë të pakënaqur. Medelet janë të të dyja gjinive dhe me përkatësi të ndryshme etnike.

    – Shpesh befasoheshin kur shihnin një shprehje krejt ndryshe të fytyrës nga njëri portret te tjetri. Dikush që i njihte mirë në një portret, nuk arrinte ta njihte në tjetrën. – është shprehur fotografi Aleks.

    Alex Beck thotë se ai e përkufizon bukurinë si edhe njerëzit e tjerë, por në kuadër të këtij projekti, bukuria qëndron në fytyrë simetrike. Kjo është arsyeja pse ky projekt është quajtur „Dy anët“. Fotografitë e vërteta nuk u janë treguar medelëve, pasi fotografi mendon se fotot e tij nuk janë një realitet i shtrembëruar, por një version i realitetit që ne duam ta tregojmë.

    – Nëse do ta tregonim fotografinë e vërtetë, të gjithë do ta përdorin atë për krahasim dhe nuk do t’i përdornin dy versionet e bëra ekskluzivisht nga ana e majtë apo e djathtë e fytyrës. Ekzistojnë dy besime: se fytyra simetrike është më e bukur dhe se në fytyrë i shihet karakteri. Megjithatë, çdo fytyrë, e bukur ose jo, mund të bëhet të duket simetrike, dhe nuk do të thotë të duket bukur.

    Sipas shkencëtarit dhe shkrimtarit Sem Kin, ana e majtë e fytyrës është më e spikatur se e djathta, pasi e kontrollon pjesën që është përgjegjëse për emocionet. Ana e majtë e fytyrës kontrollon të folurit, ndërsa e djathta përgjigjet për orientimin në hapësirë dhe njohjen e njerëzve. Ana e djathtë kontrollon anën e majtë të trupit, prandaj është më e spikatur.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...