9.7 C
Priština
More

    Kjo fotografi nuk e ka lënë askend indiferent

    spot_imgspot_img

    Kjo fotografi nuk e ka lënë askend indiferentFotografia e modeles që vrapon duke shtyrë karrocën e fëmijëve ka bërë bujë.

    Kur prodhuesi i karrocave për fëmijë Bugaboo ka publikuar një foto javëne kaluar, në të cilën modelja Ymre Stiekema është duke vrapuar dhe duke shtyrë karrocën, shkaktoi një grindje mes komentuesve online.

    Disa nga ata janë ndjerë të ofenduar, të tjerët janë argëtuar nga fotoja, disa të tjerë kanë admiruar modelen përderisa të tjerët thonë se ua ka shpifur.

    Fotografia të cilën vetë Bugaboo e ka publikuar në faqën e tyre ,është pjesë e propagandës për linjën e karrocave të fëmijëve të dizajnuara për nënat që dëshirojnë të vrapojnë së bashku me fëmijët, ka shkaktuar një debat të madh mes njerëzve me pikëpamje të ndryshme.

    “Ne nuk dukemi kështu kur vrapojmë, apo jo?” thotë një komentuese. Ndërsa disa femra të tjera kanë akuzuar komentuesit e tillë për xhelozi.

     

    Modelja holandeze që është gjendur në qendër të vëmendjes, Stikiema, me të vërtetë ka një vajzë dy vjeçe dhe e përshkruan veten si entuziaste e vrapimit. Jo shumë herët është shpërngulur nga vendlindja në Nju Jork ku jeton me partnerin dhe njëkohësisht edhe trajnerin personal. Ajo thotë se është e dhënë pas palestrës mirëpo nuk është fundi i botës nëse mungon në ndonjë sesion.

    Marketing i mirë apo shumë zhurmë për asgjë, ua lëmë juve të vlerësoni.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...