-3.4 C
Priština
More

    Si të veproni që fëmijët tuaj të konsumojnë më shumë pemë dhe perime?

    spot_imgspot_img

    Ekspertët theksojnë se nuk është e vërtetë që fëmijët nuk pëlqejnë konsumin e pemëve dhe perimeve, gjë që paraqet një arsyetim tipik. Në vendet ku pemët dhe perimet konsumohen tradicionalisht në sasi të mëdha, prindërit nuk e kanë të vështirë ti bëjnë fëmijët e tyre që të hanë ushqime të dobishme çdo ditë nga pemët dhe perimet.

    Meqenëse fëmijët mësojnë nga prindërit e tyre se konsumi i pemëve dhe perimeve është i domosdoshëm, atëherë nuk e kanë të vështirë edhe gjellërat me po këta përbërës.

    Është mirë që fëmijët nga mosha 2-10 vjeç të konsumojnë pemë dhe perime të servuara në atmosferë relaksuese, jo të dramatizojnë procesin. Për më tepër, shtoni në ushqimet e tyre të preferuara pemët dhe perimet që të mund ti konsumojnë më lehtë. Nga ana tjetër, nuk është ide e mirë që të detyroni me forcë fëmijët tuaj të konsumojnë pemë dhe perime (ose çfarëdo lloj ushqimi tjetër).

    Nga ana tjetër, nuk është mirë të kushtëzoni fëmijët tuaj, si psh.:”Nëse i ha bizelet, do të jap çokollatë”. Në këtë mënyrë, ju po i jepni mesazh të gabuar atyre – kjo nënkupton se konsumi i pemëve dhe perimeve është i keq por që pason shpërblimi pas ngrënies së tyre.

    Nëse keni fëmijë mbi moshën 10 vjeç, mënyra më e mirë e krijimit të shprehisë së ngrënies pemë dhe perimë, është nëse i mbani ato afër tyre. Kjo nuk nënkupton se frigoriferi duhet të jetë përplot me karrota, molla, kivi, pjeshkë dhe pemë e perime tjera, por duhet t`i pastroni e pastaj t`i vendoni në një shportë e cila është lehtësisht e arritshme për fëmijën tuaj kurdo që është i uritur.

    Mbajeni në mend se shumica e adoleshentëve nuk pëlqejnë pemët dhe perimet sepse nuk i dinë cilësitë e tyre të parandalimit të sëmundjeve kronike. Normalisht, nëse jeni e shëndetshme atëherë nuk do të mendoni shumë për sëmundje e as për konsumimin e pemëve dhe perimeve.

    Në vend të kësaj, u shpjegoni faktorë të tjerë sikurse: do kenë më tepër energji nëse hanë më shumë pemë dhe perime.

    Bëhuni të mirë me fëmijët tuaj, bëni ata që të ‚hanë pemë dhe perime‘  dhe bëhuni thjesht një shprehi tjetër e shëndetshme për ta, dhe kujtohuni, një ditë do u jenë falënderues./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...