-0.4 C
Priština
More

    Ja se si meshkujt i perceptojnë modelet e flokëve të femrave

    spot_imgspot_img

    Sipas botimit në revistën amerikane Cosmopolitan, thuhet se 74% e meshkujve i shohin femrat me flokë të gjata si më atraktive se sa femrat me flokë të shkurtra.

    Edhepse kjo mund të tingëllojë çuditshëm, por vërtetë prerja e flokëve mund të flasë shumë rreth femrave. Forma, madhësia, cilësia dhe ngjyra, janë karakteristika që mund të krijojnë një pasqyrë të përafërt të ndonjë personaliteti të dikujt. Në vazhdim po ju paraqesim disa lidhje esenciale mes modelit të flokëve si dhe karakterit të personit.

    1. Gjatësia e flokëve

    Sipas revistës Cosmopolitan, e mësuam se meshkujt më tepër pëlqejnë femrat me flokë të gjata se të shkurtra. Karakteristikat që i shoqërojnë femrat me flokë të gjata janë: pamje më e re, seksi, argëtuese dhe person për martesë.

    Meshkujt ndajnë mendimin se femrat me flokë të gjata, pavarsisht ngjyrës së zezë, kuqe apo bjonde, paraqesin model flokësh më tërheqës. Asocojnë në magjepsje dhe një model të tillë e mbajnë shumë zonja të famshme si dukesha e Cambridge-it e deri tek Kim Kardashian.

    Gjatësia e flokëve mesatare tregon se jeni të zgjuara dhe të dashura. Sipas Daily Mail, flokët e shkurtra pasqyrojnë mashkulloren ku femrat ndjehen më të sigurta dhe të guximshme, ndërsa flokët e gjata dhe me shkëlqim pasqyrojnë rininë dhe pjellorinë.

    Ngjyra e flokëve

    Femrat që duan të eksperimentojnë me ngjyra të arta dhe tone të lehta të flokëve, japin mesazh sikur janë të pazakonshme, plot besim dhe argëtim. Megjithatë, për shkak të faktit se më shumë gra në moshë e praktikojnë nuancat bjonde, kjo ngjyrë nuk shpreh edhe aq simbolikë rinore.

    1. Balluke

    Kur bëhet fjalë për balluke apo shishka, ato konsiderohen si më klasiket. Ato zbulojnë personin në frymën e saj rinore dhe të lumtur, por të orientuar drejt karrierës dhe punës. Kjo lloj prerje flokësh paraqet femrën me karakter të fortë dhe e drejtpërdrejtë në komunikim.

    1. Cilësia e flokëve (tekstura)

    Femrat me flokë paksa me onde apo dredha, konsiderohen si më të arritshme, të dashura, dhe në botën e biznesit si partneri më i besueshëm. Flokët natyrale japin shumë seksapil. Femrat me flokë të drejta, të hekurosura vijnë më pak në konsideratë, të cilat shquhen si më serioze dhe efikase. Në fund, gjëja më e mirë për flokët tuaja është se, pa marrë parasysh se çfarë flokë keni, ju gjithmonë mund t’i ndryshoni ato, duke sjell risi në modelime të ndryshme./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...