-0.4 C
Priština
More

    Si të shpëtoni nga lëkura e errët në zonën e mustaqeve

    spot_imgspot_img

    Hija e nxirë që mund të paraqitet mbi buzet tuaja (në pjesën e mustaqeve) është diçka e shëmtuar dhe e turpshme. Nëse kjo është si pasojë e ndonjë ndryshimi hormonal, ekspozimit ndaj diellit, si pasojë e heqjes së qimeve mbi buzë, qëllimi është i njejtë: heqja qafe apo shpëtimi nga ky pigmentim i errët. Nëse edhe pas këtyre praktikave dhe tretmaneve natyrale nuk ju hiqen këto hijëzime të errëta, atëherë është mirë të konsultoheni me ndonjë dermatolog për të korrigjuar problemin e lëkurës.

    HAPI 1

    Aplikoni krem hidratues me cilësi të mirë SPF 30 ose më shumë për të ndihmuar që lëkura të ndriçohet nga nxirja e pjesës mbi buzët. Kjo hije e errët mund të shkaktohet nga melasma, termi klinik për errësimin e sipërfaqes mbi buzën e sipërme, zakonisht për shkak të ndryshimeve hormonale në trup. Për fat të keq, dielli mund të përkeqësojë simptomat e melasma-s, kështuqë mbrojtja nga rrezet infra të kuqe dhe ultra vjollcë mund të ndihmojë në zvogëlimin e pigmentimit të errët.

    HAPI 2

    Aplikoni heqjen e qimeve mbi buzët me dyll. Zakonisht, gjatë rruajtjes së qimeve në hapësirën e mustaqeve, qimet dalin sërish për një periudhë të shkurtër. Gjatë daljes sërish, qimet duken më të trasha dhe të errëta, dhe që të evitohet ky problem, është mirë që me anë të dyllit t’i heqni ato, në mënyrë që të keni rezultat afatgjatë.

    HAPI 3

    Bëni një pastrim eksfoliant nga përzierja me 1 filxhan sheqer të kaftë dhe 3 lugë vaj ulliri. Aplikoni këtë lloj maske mbi pjesën e buzës së sipërme, duke e fërkuar vendin në formë rrethore, afro një minutë deri para shpërlarjes me ujë të ftohtë. Kjo mund t’i largojë qelizat e vdekura të lëkurës që mund t’i bllokojnë poret.

    HAPI 4

    Bisedoni me dermatologun tuaj për mundësitë e trajtimit. Ekzistojnë disa kremra që përmbajnë tretinoin, acid azelaic që mund të ndihmojnë zbehjen e pigmentimit të errët – thekson Medline Plus. Dermatologu juaj mund t’ju përshkruajë edhe krem hydroquinone, që në mënyrë efektive zbardhon lëkurën, duke i bërë hijëzimet më pak të dukshme.

    HAPI 5

    Merrni një test shtatzënie. Melasma shpesh shqetëson femrat kur janë shtatzënë. Nëse ky pigmentim është për shkak të shtatzënisë – e nxitur nga melasma, kjo ka gjasa mos t’ju hiqet për një kohë të gjatë edhe pas lindjes së fëmijës suaj, nëse nuk trajtohet me ndihmë të recetave.

    Gjërat që ju nevoiten:

    • Krem hidratues
    • Dyll
    • Pastrim eksfoliant
    • Sheqer ngjyrë kafe
    • Vaj ulliri/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...