-0.4 C
Priština
More

    Si të parandaloni zbardhjen (të thinjurit) e flokëve

    spot_imgspot_img

    Thinjat e para mund të paraqiten edhe në rini, madje edhe në vitet e njëzeta. Më parë vërehen në zona të caktuara dhe deri në fund të viteve pesëdhjetë, mesatarisht, 80 për qind e flokëve janë të zbardhuara.

    Për flokët e dendura dhe me shkëlqim konsumoni ushqime të pasura me acide yndyrore esenciale dhe omega, të tilla si vaj ulliri, avokado, dhe fruta të ndryshme në formë arrash dhe fara, pastaj të pasura me vitamina B dhe E, ​​magnez dhe zink. Provo dhe maska ​​që në vendet lindore tradicionalisht përdoren për pengimin e të thinjurit të flokëve.

    1. MASKAT

    Flokët me vite bëhen të thatë, më të hollë, rriten më ngadalë, lehtë thyhen dhe humbin shkëlqimin e tyre. Për t’i kthyer shkëlqimin flokëve, dy herë në javë përdorni maska ​​ përbërësit bazë të të cilave janë vajrat me cilësi të mirë dhe gjalpë.

    Masazhimi i fortë i kokës me vajra natyrorë është dëshmuar si mjet i mirë në luftën kundër thinjës. Vajra të ndryshme mund t’i përdorni në mënyrë individuale apo në kombinim me të tjerët. Më i njohuri është ai i kokosit, por efikas është edhe i bajameve, ullirit, ricinusit dhe vaji i jojoba-s. Vaji i rozmarinës është gjithnjë e më i njohur për nxirjen e flokëve. Mjaftojnë vetëm disa pika.

    Trajtimet me vaj përdorni dy herë në javë, kurse rezultati i dëshiruar do të vërehet pas një muaji. Gjithashtu, gjatë verës, për shkak të diellit dhe ujit të kloruar, flokët e thinjura mund të marrin tonalitete të ngjyrës së verdhë. Ngjyrën e verdhë e neutralizon i ashtuquajturi shampon special i argjendit me pigmente të kaltërt dhe vjollcë, apo shampon me bazë sherbele. Vazhdo ne faqen 2

    2. ME VAJ ULLIRI

    Flokëve të thinjura dhe pajetë shkëlqimin dhe forcën do t’i kthejë maska me bazë vaj ulliri dhe mjaltë, e cila duhet të përdoret një herë në javë. Përzieni sasi të barabarta të vajit dhe mjaltit, lyeni flokët me përzierjen deri në rrënjë, mbuloni kokën me një qese plastike, pastaj një peshqir të ngrohtë dhe pas gjysmë ore, flokët i shpërlani dhe lani me shampon.

    Të njëjtën procedurë mund ta përdorni me lëng limoni, të cilin e përzieni me vaj kokosi dhe e fërkoni në flokët tuaj. Ky trajtim natyror është po aq efektiv për parandalimin e të thinjurit dhe humbjes së flokëve, si dhe rivendosjen e pamjes së flokëve të shëndetshme.Vazhdo ne faqen 3

    3. PIPER I ZI

    Përzieni mirë 1 g piper të zi, gjysmë filxhani kos, nga gjysmë luge çaji lëng limoni dhe vaj bajame. Aplikoni përzierjen në flokët tuaj dhe mbani për gjysmë ore, pastaj lajini. Veproni kështu dy herë në javë. Kjo do të ju ndihmojë për të rikthyer ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar paraqitjen e mëtejshme të qimeve të thinjura./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...