-2.4 C
Priština
More

    Riktheni format pas lindjes

    spot_imgspot_img

    Nënat e ardhshme brengosen se si trupat e tyre nuk do të rikthehen në gjendjen e para-lindjes, por kjo nuk është shkak për brengosje. Hani mirë dhe bëni ushtrimet e duhura gjatë shtatëzënisë, dhe para se fëmija juaj të festojë ditëlindjen e parë ju do jeni rikthyer në formën e mëparshme, ndoshta edhe në formë më të mirë.

    Bëhuni reale

    Po, ju dëshironi të ushtroni gjatë shtatëzënisë, mirëpo jo edhe të tejkaloni kufijtë e normales. Harroni maratonat e gjata dhe rrafshimin e stomakut!

    Ndërtoni fuqi

    Tani është koha më e përshtatshme të forconi trupin tuaj që të jeni më e aftë të përballeni me vështirësitë e shtatëzënisë, lindjes e më vonë të përkujdesit të fëmijës. Bëni ushtrime të rezistencës 2-3 herë në javë, ushtroni ulje me bisht, hedhje lart, pompa, përdredhje të bicepsit dhe zhytje të tricepsit.

    Mirëmbani fitnesin tuaj

    Nëse jeni një vrapuese e rregullt dhe mjeku juaj ju lejon të vraponi , atëherë vrapi i butë është më se i përshtatshëm. Megjithatë, nëse nuk keni vrapuar më herët, shëtititjet e përditshme janë po aq efektive në aspektin e ndërtimit të qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të rrjedhjes së gjakut.

    Qëndroni fleksibil

    Shtatëzënia mund të jetë e vështirë për trupin, duke sjellë me vete një sërë dhembjesh, mirëpo nënat e ardhshme mund të lehtësojnë shumë prej tyre me anë të aktiviteteve siç është joga dhe pilatesi.

    Bëhuni e kujdesshme

    Të shihni si trupi juaj zgjerohet mund të jetë vështirë dhe shumë femra mundohen që të ndjehen mirë për veten e tyre. Me pak mund, mund të ktheni trupin tuaj mbrapa. Më e rëndësishmja, do keni një fëmijë të bukur për të treguar para botës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...