-2.1 C
Priština
More

    7 gabimet e zakonshme që i bëjnë prindërit

    spot_imgspot_img

    Në misionin për të qenë prindët më të mirë, nënat dhe etërit dinë të bëjnë gabime të zakonshme. Ja disa nga gabimet e zakonshem që dhe i bëjmë, edhepse qëllimin e kemi të mirë.

    1. Mundohemi të zgjidhim çdo problem

    është vështirë që të hezitoni me zgjidhjen e problemit kur atë e keni para fytyre mirëpo është me rëndësi që të mësoni fëmijën se si të ballafaqohet me problemet dhe si ti zgjidhë ato. Vetëm udhëzoni ata dhe shikoni se sa krenarë do të jenë kur të zgjidhin vetë problemin.

    2. E instaloni gabimisht ulësen për fëmijë në veturë

    Edhepse transportojmë gjënë më të çmuar për neve, studimet tregojnë se nuk e bëjmë si duhet këtë gjë. Studimet tregojnë se 88% e fëmijëve në veturë nuk janë të lidhur si duhet, për të bërë këtë gjë korrekt duhet të siguroheni se si të shtrëngoni ulësen dhe fëmijën.

    3. Trajnim i hershëm për tualet

    Vetëm pse ju jeni të gatshëm të flakni pelenat, nuk do të thotë se fëmija juaj është gati. Për disa arsye, prindët bëhen të fiksuar pas trajnimit të tualetit edhe para se fëmija të arrijë moshën 2 vjeçe. Edhepse disa fëmijë nuk do të jenë gati deri në moshën 3 vjeçe, nuk ka asnjë dobi nëse i mësoni fëmijët para 27 muajve, dhe në qoftë se nuk tregojnë shenja gadishmërie çdo tentative për mësim do të jetë e pasusksesshme

    4. Neglizhoni partnerin tuaj

    Edhepse lidhja që kontribuoi në krijimin e foshnjës duhet të vihet në plan dytësor, ajo nuk duhet të neglizhohet. Mundohuni të leni kohë edhe për partnerin, qoftë të drekoni bashkë apo të shikoni ndonjë program televiziv, vetëm se të largoheni ngadetyrimet shtëpiake.

    5. Frikësoheni se do e llastoni fëmijën

    Mos u frigoni se fëmijët nuk mund të llastohen nën moshën gjashtë muajshe. Mënyra e vetme si komunikon një foshnje është nëpërmjet vajit, edhe atëherë sipas gjitha gjasave ose është e uritur, e parehatshme apo ka dhimbje. Ti përgjigjeni nevojave të fëmijës suaj, ti siguroni rehati, nuk do e llastojë atë por përkundrazi do e bëjë të ndjehet sigurtë dhe qetë.

    6. Fokusoheni tepër në arritjet akademike

    është vështorë mos t`u kushtoni rëndësi të madhe notave që marrin fëmijët tuaj. Mirëpo ekspertët tregojnë se performanca akademike është vetëm pjesë e pakos së zhvillimit, përderisa notat janë indikator i mirë se si fëmija juaj menazhon shkollimin ato nuk tregojnë se si fëmija juaj angazhohet në shoqëri apo sa është i lumtur. 

    7. Të qenurit të sinqertë për perimet në ushqim

    Një studim u jep leje prindërve të fshehin perimet në ushqimet e fëmijëve. Studimi tregon se fëmijët marrin më tepër lëndë ushqyese nëse perimet u “fshihen” në formë të puresë në ushqimet që zakonisht i pëlqejnë. Fëmijët nuk vërejnë se ju mungon asgjë apo se ka diçka tepër në ushqimin e tyre, gjë që e bën më të lehtë furnizimin e tyre me vitaminat dhe mineralet e nevojshme për zhvillim./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...