-2.4 C
Priština
More

    18 gabimet që bëjnë nuset gjatë grimit të tyre

    spot_imgspot_img

    Përderisa fustani juaj është shumë i rëndësishëm, edhe grimi duhet të jetë po aq me rëndësi – jo vetëm për shkak se secili shikon fytyrën dhe shkëlqimin tuaj rrezatues, por fotot që bëhen ditën e dasmës janë të përjetshme. Që të dukeni të mrekullueshme, ndiqni këto këshilla duke evituar gabimet gjatë makeup-it.

    1. Të mos prenotoni parakohe ndonjë model të grimosjes. Është mirë që të bëni ndonjë model provë para datës së dasmës për të parë se cili lloj i grimit ju shkon më së miri për fytyre. Ky është një hap shumë i rëndësishëm sepse ju mundëson të kuptoni se çfarë dëshironi për veten tuaj, e të mos përfundoni me “smokey eyes”, ndërsa ju keni dashur të dukeni sa më natyrale.

    2. Të dukeni tërësisht si tjetër person në ditën e juaj të dasmës. “Nuk është koha të bëni eksperimente këtë ditë” – thekson makeup artistja Joanna Schlip. Kjo nënkupton se nëqoftëse asnjëherë nuk i keni bërë sytë “smokey eyes”, nuk duhet t’i provoni këtë ditë. Duhet ta praktikoni versionin më të mirë tuajin, në mënyrë që të ngjani natyrale dhe dhëndrri t’ju njeh siç jeni njohur më parë.

    3. Ta neglizhoni pjesën tjetër të trupit. Nëse keni vendosur të vishni ndonjë fustan të bardhë i cili ekspozon pjesë të caktuara të trupit, si psh. shpinën apo gjoksin, është mire t’i theksoni ato me ndonjë losion për trup që ka efekt ndriçues.

    4. T’i shmangeni aplikimit të grimit me efekt mbrojtës ndaj ujit. Në ditë tuaj të dasmës, ju shkëmbeni puthje, përqafime, vallëzoni si një femër e çmendur, qani here nga gëzimi e here nga mërzitja – për këtë arsye ju duhet të keni të5.  gjitha preparatet kozmetike që nuk kanë ndikim nga uji dhe faktorët tjerë.

    5. Të aplikoni grimin njejtë sikur shoqërueset e juaja të dasmës. Nuset gjithmonë duhet të dallohen nga pjesa tjetër e mysafirëve të ahengut. Sigurisht, që ju jeni e mahnitshme me vet faktin se keni fustanin e bardhë, por me anë të grimit gjithashtu duhet të jeni sa më unike. Nëse dëshironi që t’i bëni sytë “smokey eyes”, atëherë sugjeroni shoqërueset e juaja që të aplikojnë grim pak më natyral që të dukeni me stil të ndryshëm – pohon Schlips.

    6. Përdorimi i teknikës së grimit me anë të brushes me ajër (airbrush makeup). Vetëm për shka se është në trend dhe aplikohet nga disa persona, nuk është patjetër edhe ju ta praktikoni këtë lloj të grimosje. Kjo teknikë është më e shpejtë, por nuk ngjan natyrale, duket sikur të spërkateni me ngjyra në ajër. Kjo e forcon fytyrën tuaj më shumë dhe ju vështirëson lëvizjet e lira.

    7. Të mos mbani me vete një çantë me kozmetikën e nevojshme. Dita juaj e dasmës është një ditë shumë e gjatë dhe duhet të jeni të përgatitur për secilin moment të sikletshëm. Pra, mendoni të paketoni dhe të merrni me vete një çantë që do të përfshijë kozmetikë prej të gjithave nga pak. Në këtë mënyrë, ju mund ta përmirësoni grimin tuaj në shpejtësi dhe sa here të keni nevojë.

    8. Të përdorni buzëkuq të rëndomtë në vend të atij permanent. Ka lloje të buzëkuqëve që e mbajnë ngjyrën dhe shkëlqimin e tyre për një kohë, por që të jeni më të sigurta dhe të rehatshme, aplikoni buzëkuq permanent, që e mban ngjyrën për një kohë  më të gjatë. Gjëja e fundit që do kishit dëshiruar është t’ju njolloset fytyra nga buzëkuqi pas puthjes së dhëndrrit.

    9. Ta leni pasdore grimin tuaj. Grimi është një aksesor njëlloj sikur edhe velloja – përveç faktit se mysafirët do të vështrojnë tërë kohën fytyrë tuaj dhe mënyrën e rregullimit. Mendoni rreth përcaktimit të grimit qysh më herët, dhe nëse keni vendosur për stilin tuaj të fustanit të bardhë, psh, paksa më klasik me dantellë, atëherë edhe grimi juaj duhet të duket më delikat dhe t’i përshtatet veshjes.

    10. Ta teproni me hijëzimin e fytyrës. Ndoshta dëshironi të dukeni si një perendeshë, e tëra të shëndrisni me ngjyra të ndezura, por duhet që disa zona të fytyrës t’i aplikoni me mat ngjyra, të mos e teproni me hijëzim dhe theksim të pjesëve të fytyrës. Psh, pjesa e ballit duhet të jetë mat, sepse në të kundërtën do të duket sikur është i yndyrshëm. Sigurohuni që të aplikoni hijëzim (highlighter) vetëm mbi mollëzat tuaja, ndërmjet hundës si dhe skajet e brendshme të syve.

    11. Të provoni qerpikë artificialë për herë të parë. Sërish po j’ua cekim, nuk është koha të eksperimentoni me pamjen tuaj me gjëra që nuk i keni provuar kurrë më herët. Nëse dëshironi të keni qerpikë më të plotë për ditën tuaj të dasmës, provoni më herët tutoriale si t’i aplikoni ato, ose zgjedhni individë të caktuar që janë të prirur për ngjitje sa më efikase dhe natyrale të qerpikëve artificialë.

    12. Të përdorni shumë rumenilë për mollëzat tuaja. Edhepse dëshironi të dukeni sa më e dalluar për setin tuaj fotografik, gjithashtu nuk doni që të ngjani edhe si kloun. Për skuqjen e mollëzave, merrni hijëzim më të çelët ose përgjithësisht nuanca të ngjyrës korale. Përdorni furçë speciale për ta aplikuar atë, ku ajo merr vetëm një grimë të ngjyrës me fijet e saja sintetike dhe duke e shpërndarë lehtësisht me dendësinë e fijeve apo qimeve të buta.

    13. Të bëheni shumë e guximshme në mënyrën e grimit. Mos e teproni me guximin tuaj. Nëse dëshironi të theksoni një pjesë të caktuar të fytyrës, psh. sytë me “smokey eyes”, atëherë asesi mos tentoni t’i lyeni buzët me nuance të errët, por përdorni buzëkuq nudo që të mund të balanconi grimin dhe mos të dukeni shumë e ashpër apo e vrazhdë nëpër foto.

    14. Të mos përdorni “primer” (preparat kozmetik që jep paraqitje mat apo lëkurë më pak të yndyrshme) të lëkurës. Nuk keni nevojë për një tillë, por ai mundëson që grimi t’ju zgjasë më gjatë, duke mos lejuar të djersiteni. Nëse zgjedhni ta përdorni atë, nuk keni nevojë ta aplikoni në tërë fytyrën, mjafton vetëm në pjesë të caktuara ku djersiteni më shumë si në ballë, afër hundës dhe në mjekërr.

    15. T’i hiqni vetullat ditën e dasmës. Kjo nuk është ide e mire të ngatërroheni me fytyrën tuaj në ditëne dasmës. Nëse doni t’i hiqni vetullat në mënyrë profesionale, rezervoni më herët takimin tuaj disa ditë para dasmës. Në këtë mënyrë, nëse keni ndonjë reagim të mundshëm nga dylli apo iritimi i lëkurës, nuk keni nevojë të fshiheni në ditën tuaj më të madhe nga skuqjet apo gungat e shëmtuara.

    16. Të spërkateni me sprej për nxirje të lëkurës, edhe atë një ditë para dasmës suaj. Sprejet për marrjen e ngjyrës së errët të lëkurës janë pothuajse të pamundur për t’u hequr, prandaj nëse keni vendosur të nxiheni, atëherë tentoni ta bëni këtë shumë më herët në mënyrë që të keni kohë të ballafaqoheni pastaj me rezultatet.

    17. Të stërngarkoni fytyrën me sherk, nën pretekstin se do të dukeni më bukur në foto. Asesi mos e bëni këtë. Mund të përdorni preparate kozmetike kundër ujit dhe të aplikoni sipas nevojës, por jo t ateproni me ngjyrosjen e fytyrës sepse do të ngjani si në teatër – thjeshtë nuk do të dukeni e natyrale.

    18. Ta tejkaloni pudrën. Ndonjëherë në atmosferë të ngrohtë ndodhë që të djersiteni dhe pjesë të caktuara të fytyrës t’ju shkëlqejnë tejmase dhe kjo pamje theksohet shumë në foto, duke ju vënë në siklet. Andaj, është mirë që pas lyerjes së fytyrës me përbërjen bazë (sherk) të lyeni atë edhe me pudër apo pluhur të shtypur.

    Tani, pas këtyre këshillave, sigurisht që do të dukeni nusja e përsosur në ditën tuaj të dasmës. Urime!

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...