5.5 C
Priština
More

    Me pak të holla deri tek pamja e re

    spot_imgspot_img

    Nëse jeni të pakënaqura nga pamja dhe jeni të bezdisura nga vetja, nuk keni nevojë të shpenzoni shuma të mëdha parash për ndryshime të pamjes. Nuk ju duhen armatat e frizerëve, ndonjëherë ndryshimet e vogla janë të mjaftueshme që t’i japin freski pamjes suaj.

    Ndryshoni anën e ndarjes së flokëve

    Nëse i keni mbajtur flokët të kthyera në një anë, po t’i ktheni në anën tjetër do të duken më të bujshme. Nëse floku juaj është “mësuar” vetëm në një anë dhe nuk dëshiron të ju “dëgjojë”, me krehër mund ta caktoni vijën e ndarjes ku të dëshironi e pastaj me një lidhëse t’i kapni flokët që më pas kur të zgjoheni nuk do keni problem.

    Pasurimi i aksesorëve tuaj

    Në vend se të bleni garderobë të re, investoni në detaje interesante të cilat rrobave të vjetra do u japin pamje të re. Detaje të dukshme siç janë çantat do të duken të ndryshme sipas garderobës që keni veshur, kjo gjë vazhdon edhe për aksesoret tjera siç janë rrypat, bizhuteria dhe zbukurimet për flokë.

    Buzëkuqi i kuq

    Kjo ndoshta është ngjyra më e spikatur që flet njëmijë gjuhë, buzëkuqi është ndoshta zgjidhja më e guximshme nga e cila nuk duhet të ikni. Është një mënyrë klasike që me pak të holla do të mund të riktheni seksapilitetin tuaj. Kur e përzgjedhni nuancën e buzëkuqit, zgjidhni atë që jua kap vëmendjen nga shikimi i parë.

    Modernizoni manikyrin

    Nuancat ngjyrë trëndafili në thonjë të rregulluar mirë janë një përzgjedhje e shkëlqyer, mirëpo ta mbani mend se thonjtë flasin shumë për juve. Eksperimentoni me ngjyrat dhe format që të shëndrroni duart tuaja në një pasqyrë të kreativitetit tuaj.

    Flokë sikur prej saloneve të ondulimit

    Disa gjëra nuk dalin jashtë modës andaj edhe flokët e bujshme të valëzuara janë zgjedhje e duhur. Për këtë “look” nuk keni nevojë të shkoni në salon ondulimi por vetëm ti ktheheni “dredhuesit” të vjetër të flokëve me të cilin mund të eksperimentoni forma të ndryshme të dredhave të flokëve. Pasiqë të gjeni formën tuaj të preferuar, atëherë lehtë mund t`ia “merrni dorën”.

    Kthehuni mbathjeve me maje të mprehtë

    Mbathjet me maje disa sezona nuk janë në modë, mirëpo prap kthehen kohë pas kohe. Arsyeja pse kthehen është e thjeshtë, asgjë nuk i pëlqen këmbës së femrës më shumë se këto mbathje.

    Mundohuni që lëkura të ju shkëlqejë

    Substrati për lëkurë ndoshta nuk është gjëja e preferuar gjatë grimit mirëpo është i rëndësishëm. Zgjidhni një sfungjer të mirë për aplikimin dhe sigurohuni se keni tonin që i përshtatet lëkurë./kosovarja.ch/

     

     

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...