0.9 C
Priština
More

    12 mjetet natyrore për të larguar rritjen e shenjës në lëkurë – Keloideve

    spot_imgspot_img

    Keloidet janë inde jo te rregullta fibroze që shkaktojnë rritjen e shenjës në lëkurë  të shëruar pas një lendimi .

    1. Xhel Aloe Vera

    Pasiqë ky xhel me Aloe Vera është efikas për trajtimin e gërvishjeve dhe djegjeve, është efektiv edhe ndaj keloideve. Pasi të aplikohet, zvogëlon numrin dhe paraqitjen e keloideve dhe parandalon formimin e të tjerave aty ku të vjetrat janë humbur. Aplikoni 2 herë çdo ditë derisa të zhduken tërësisht.

    2.Vaj nga pema e çajit

    E njohur si një trajtues efektiv i sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, ky përbërës magjik shëron edhe keloidet. Pasiqë ka veçori antiseptike, e zhduk sëmundjen që nga rrënja dhe e çrrënjos përgjithmonë. Përdoreni 2 herë në ditë derisa të zhduken keloidet.

    3. Soda e bukës

    Ky agjent shërues mund të ju ndihmojë edhe kundër keloideve. Duhet bërë një pastë prej sodës së bukës të cilën e aplikoni në keloide, pasiqë soda e bukës njihet si efektive në eliminimin e lëkurës së vdekur, aplikoni 4 herë në javë derisa t’i zhdukni ato

    4. Vaj livandoje

    Ky vaj ka aftësi të rigjenerimit të lëkurës që janë në gjendje të çrrënjosin keloidet dhe të pengojnë paraqitjen e sërishme të tyre. Aplikoni në pjesën e sëmurë duke bërë masazh sepse keloidet duhet të absorbojnë vajin. Bëjeni këtë 5 herë në ditë, çdo ditë derisa të zhduken.

    5. Lëng limoni

    Një person mund të shërojë keloidet vetëm duke shtrydhur lëngun e limonit, duke masazhuar keloidet me lëngun do të zvogëlojnë paraqitjen e tyre deri në shkatrrim të plotë. Pasi të aplikoni në ditën e parë do të vëreni se keloidet do të zbehen. Aplikoni 2 herë në ditë derisa të zhduken.

    6. Aspirina

    Duhet grirë 4 tableta që të bëni pastë, aplikoni në keloide. Nëse aplikoni edhe vaj ulliri pasiqë të thahet, atëherë keni shanse të mira që të eliminoni keloidet njëherë e përgjithmonë. Aplikoni çdo ditë që të shihni suksesin.

    7. Ekstrakt nga qepa

    E çuditshme, por qepa është përdorur me shekuj kundër sëmundjeve të lëkurës. Ekstrakti i qepës ka aftësi antimikrobiale të shkëlqyera që pengojnë paraqitjen e keloideve. Merni një fashë, zhyteni në lëng qepe dhe aplikoni mbi pjesët me keloide, bëjeni këtë gjë të paktën 3 herë në ditë.

    8. Mjalti

    Sikur që është i ëmbël për gojën, mjalti është i ëmbël edhe për trupin. Aplikimi i mjaltit në keloide në kohëzgjatje prej 2 javëve do të bëjë që ato të zhduken.

    9. Hudhra

    Keloidet janë sëmundje bakteriale e lëkurës dhe hudhra është një nga shëruesit më të mirë të kësaj sëmundje. Gjithçka që duhet bërë është shtypja e hudhrës dhe aplikimi i saj në lëkurë. Lereni të “flejë” për 10 minuta e pastaj pastrojeni lëkurën. Duke bërë këtë çdo ditë, do të shihni efektin dramatik dhe zhdukjen e sëmundjes.

    10. Vaj mustardë

    Ky vaj është një tjetër kurë efektive pasiqë vaji mustardë është agjent i fortë antifungal, gjë që e bën shërues të fuqishëm të sëmundjeve të lëkurës. Kur një person aplikon vajin 3 herë në ditë përgjatë 3 javëve, do të vërejë eliminimin e plotë të sëmundjes.

    11. Provoni mos të prekni keloidet dhe injoroni ato

    Normalisht, kur ka ndonjë gërvishje në trupin e njeriut zakonisht e prekin dhe e hapin atë duke e bërë shërimin të pamundur. E njejta vazhdon edhe keloidet, nëse një person i injoron ato ka mundësi të zhduken vetvetiu.

    12. Dheu i larës

    Një tjetër ilaç i zakonshëm për kurimin e keloideve! Ky agjent shërues është një dhuratë nga perëndia, kur është fjala për shërimin e sëmundjeve të lëkurës ai është i pasur me klorur magneziumi që e bën ilaç ideal për keloidet. Duke kombinuar dheun me lëng limoni do të bëni një pastë që do ta aplikoni në lëkurë. Pas aplikimit lereni të pushojë në lëkurë për 12-14 minuta e pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...