3.7 C
Priština
More

    Uthulla e Mollës dhe humbja e peshës

    spot_imgspot_img

    Uthulla e Molles është një nga mjetet më të njohura natyrore në luftën kundër peshës, është e mrekullueshme për uljen e nivelit të yndyrës në gjak, e rrit metabolizmin dhe e mbronë trupin nga dobësimi i imunitetit që vjen si pasojë të disa dietave.

    Ajo çfarë është avantazh i uthulles së mollës në rrugën për të fituar linjën e mirë është fakti se ajo është e bazuar vetëm në bazat natyrore që nuk mund të dëmtojnë trupin e njeriut.

    Përdorimi i Uthullës së Mollës

    Uthulla e Molles është përdorur me shekuj për zvogëlimin e peshës dhe përdorimi i saj është i përhapur në mbarë botën. Shumica e ekspertëve të nutriticionizmit rekomandojnë përdorimin e uthulles së molles në një periudhë prej dy muajsh, pastaj rekomandohet një pushim dhe pastaj të kthehet në terapi nëse është e nevojshme.

    Mënyra për përdorim

    Ka dy mënyra për përdorimin e uthulles së mollës:

    1. Mënyra e parë është që të përdorin 1-2 lugë uthull molle të tretur në ujë në mëngjes në stomakun bosh; dhe
    2. Metoda e dytë është e bazuar në të parën, me „atë që disa njerëz e shtojnë 1-2 lugë mjaltë në këtë përzierje.

    Hulumtime mjekësore kanë treguar një lidhje midis nivelit të insulinës në gjak dhe humbjes së peshës, dhe se ky fakt është në favor të ndikimit të uthulles. Ajo ka aftësinë për të ngadalësuar rritjen e sheqerit në gjak pas ngrënies si dhe nivelit të insulinës në gjak duke shkrirë yndyrën si dhe humbje të peshës.

    A është e këshillueshme që të kombinojmë uthullen e mollës me lloje të tjera të dijetave?

    Nëse në ushqimin tuaj e keni reduktuar futjen e ushqimeve të përpunuara, dhe e keni shtuar futjen e kaliumit dhe ujit, si dhe keni rrit përdorimin e ushtrimeve fizike, përdorimi i uthulles të mollës nuk është i dëmshëm. Me këtë vetëm do të përshpejtoni humbjen e peshës!

    Enzimat ushqyese, substancat dhe acidet organike në uthull të mollës e reduktojnë peshën duke vepruar në humbjen e oreksit, duke nxitur metabolizmin tuaj, duke zvogëluar mbajtjen e ujit në organizëm dhe ndihmon të krijojë një ndjenjë më të gjatë të ngopjes.

    Ushqimi i ekuilibruar, aktiviteti i rregullt fizik dhe përdorimi i uthulles së mollës janë rruga e drejtë për të humbur peshë dhe për të fituar një trup të shëndosh dhe bukur të formuar.

    Qëndrueshmëria e efektit

    Shumë faktorë janë thelbësorë për një efekt pozitiv, sidomos në çfarë gjendje është forma (kondicioni) e trupit tuaj dhe sa keni kilogram të tepërt. Shumë njerëz në muajin e parë të përdorimit mund të humbin deri në 5 kg, madje edhe 15 kg për një vit. Procesi sigurisht që kërkon sakrificë dhe gjithsesi aktivitete fizike./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...