6 C
Priština
More

    Vaji i arrës së kokosit – Një vaj Magjik!

    spot_imgspot_img
    Vaji i kokosit është një nga produktet më të mrekullueshme natyrore për shëndetin, lëkurën dhe flokët tanë. Vaji i kokosit ndihmon për të ushqyer flokët e dëmtuar, duke mbajtur skalpin e kokës pa zbokth dhe vepron si një zbutës fantastik.
    Nëse ju doni të përfitoni nga ky produkt i mrekullueshëm natyror për flokët tuaj, atëherë aplikoni recetën tonë si më poshtë:
    2 lugë (supe) vaj kokosi organik
    1 lugë (supe) vaj lajthie 100% natyral
    8 pika vaj esencial mente
    Merrni vajin e kokosit, e hidhni në një enë, shtoni vajin e lajthisë dhe vajin esencial. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një masë kremoze.
    Aplikoni në flokë nga rrënjët deri tek majat, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të thata.
    Mbulojini flokët me një kapuç plastmasi dhe përdorni një tharëse flokësh për të ngrohur flokët. Mbajeni maskën për 15-30 minuta.
    Përdoret një herë në javë për një muaj, në mënyrë që të keni përfitim të plotë.
    Nga Anila Mirdita

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...