8.4 C
Priština
More

    Si ta mbani erën e parfumit më gjatë në lëkurën tuaj

    spot_imgspot_img

    Përveç kualitetit të vetë parfumit, kohë-gjatësia e tyre në lëkurën tuaj mvaret nga disa gjëra që do ua zbulojmë më poshtë.

    Aplikoni parfumin menjëherë pas dushit.  A e dini se poret e lëkurës hapen gjatë dushit? Për këtë shkak nëse aplikoni parfum menjëherë pas dushit, lëkura juaj do të thithë parfumin me çka edhe do të zgjasë më shumë. Kjo është mënyra më e mirë që parfumi juaj të zgjasë më shumë.

    Ushqeje lëkurën tënde

    Para se të aplikoni parfum është mirë që të hidratoni lëkurën, sepse në lëkurë të thatë parfumi do të zgjasë më pak.

    Mos e fërkoni lëkurën

    Shumë femra kanë zakon kur aplikojnë parfum të fshijnë shuplakat me njëra-tjetrën, por ajo gjë duhet të shmanget. Fërkimi do të „thyejë“ aromën e parfumit dhe kohëzgjatja e saj do të jetë shumë më e shkurtër. Thjesht aplikoni parfum dhe lejoni atë të thahet pa fërkim.

    Aplikoni parfum në vendet ku e ndjeni  pulsin 

    Doni të bëni parfumin tuaj të zgjasë më gjatë, duhet të aplikoni atë në pikat ku e ndjeni pulsin. Gjoksi dhe pëllëmba janë vendet e duhura, mirëpo ju mund të aplikoni një sasi të vogël edhe në zonën prapa veshit. Kështu do mbani erë shumë më gjatë se zakonisht.

    Zgjidhni një aromë me një bazë të fortë

    Kur jeni duke kërkuar për parfum, të zgjedhni atë lloj, përbërësit bazë të të cilit janë pak më të fortë. Bazat më dramatike janë ato të cilat edhe zgjasin më shumë. Pishat, tachouli, vanilje dhe myshku janë të njohur për kohëzgjatjen e tyre.

    Lyeje furçën e flokëve me parfum

    Nëse me të vërtetë dëshironi që parfumi juaj të zgjasë më shumë, provo të lyesh furçën me parfum. Parfumi ka kohëzgjatje të mirë në flokë sepse flokët e mbajnë erën e parfumit më gjatë se lëkura.

    Mos e teproni me aromat

    Xhel dushi, qumësht për trupin, deodorant, parfum… në qoftë se i përdorni të gjitha këto produkte atëherë mbani erë të llojllojshme. Nëse keni një parfum të fortë atëherë produktet tjera zgjidhni me aromë neutral që nuk i bëjnë njerëzit të biejnë pa ndjenja kur gjenden afër jush. /kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...