Simptomat e stresit mund të kenë një reagim fizik, por është sistemi nervor që na ndihmon t’i bëjmë ballë stresit. Sistemi nervor ndihmon trupin të komunikojë dhe kontrollojë pjesë të ndryshme.
Sistemi nervor është i përbërë nga truri, qelizat nervore dhe fibrat nervore që përçojnë gjithë trupin.
Në ditët e sotme ka shumë kërkesa dhe presione që kanë të bëjnë me punën dhe familjen. Ёshtë sistemi nervor që e merr përsipër të gjithë barrën për t’i bërë ballë një mënyre jetese që po bëhet gjithmonë e më e shpejtë dhe më e ndërlikuar. Të kujdesemi për veten tonë do të thotë të bëjmë përpjekje për relaks dhe të shijojmë jetën. Kjo është pak e vështirë për t’u realizuar në shoqërinë tone, ku neurozat duket se janë përgjigjja e vetme për kërkesat e përditshme.
Konsumimi i kafeinës dhe nikotinës bëjnë zemrën të rrahë më shpejt. Në afatgjatë, kjo sjell lodhje dhe sëmundje, e cila është mënyra e trupit për të thënë MJAFT.
Çajrat bimorë janë një zëvendësim shumë i mirë për t’u furnizuar me energji.
Trajtimet me anë të bimëve na ndihmojnë për të arritur një stabilitet emocional në këtë botë të ndryshimeve të shpejta. Si tonik nervor shërben ginseng (si çaj, përmirëson aftësinë e trupit për t’u përshtatur ndaj situatave të ndryshme) dhe tërshëra, e cila duhet të jetë pjesë e përdorimit ditor. Si relaksues nervor shërben kamomili, hisopi, livanda, kantarioni, valeriana, të cilat relaksojnë muskujt dhe qetësojne nervat, duke krijuar një ndjesi të mirë. Banjot në vaskë me livandë, rozmarinë ose kamomil ndihmojnë në lehtësimin e tensionit nervor.
Dhimbjet e kokës mund të jenë një simptomë e një sistemi nervor të tendosur, si pasojë e stresit dhe lodhjes. Një nga bimët që ndihmojnë në lehtësimin e këtyre dhimbjeve është valeriana.
Pushimi, gjumi, qetësia janë të nevojshme për të larguar lodhjen nervore. Kur trupi dhe mendja janë në gjendje paqeje, atëherë vjen shërimi.