5.5 C
Priština
More

    Jeni të shqetësuar për peshën tuaj? Konsumoni MJALTË

    spot_imgspot_img
    Shumë njerëz pyesin: A nuk është mjalti një lloj i sheqerit? A nuk shtojmë sadopak peshë duke e përdorur?  Eshtë e vërtetë – mjalti përmban sheqer. 
    Por ndryshe nga sheqeri i rafinuar, mjalti përmban vitamina dhe shumë minerale. Këta ushqyes janë thelbësorë për të shpërndarë yndyrnat dhe kolesterolin. Kështu, kur hani shumë sheqer, ju keni tendencë për të rritur peshën, jo vetëm për shkak të kalorive, por për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve. Ndërsa, mjalti duke qenë një burim i mirë i ushqyesëve, ju ndihmon në uljen e peshës. Mjalti, gjithashtu përmirëson tretjen dhe kështu ndihmon në humbjen e peshës. Prandaj mjalti konsumohet edhe pas darkë.

    Mjaltë dhe lëng limoni: Mjalti ndihmon në humbje peshe, kur konsumohet me lëng limoni dhe ujë të ngrohtë. Shumë njerëz pijnë këtë formulë herët në mëngjes për të reduktuar peshën e tyre.

    Mjaltë dhe kanellë (cimet): Një tjetër recetë e dobishme është pluhur kanelle me mjaltë dhe ujë të ngrohtë. Merrni një lugë (gjelle) kanellë pluhur, një lugë (gjelle) mjaltë dhe një filxhan me ujë të ngrohtë, përzieni përbërësit e duhur dhe pini këtë përzierje me stomakun bosh. Njerëzit kanë nxjerrë përfitime nga konsumi i tij i rregullt.

     Së fundi, zakonisht ne mendojmë se nuk duhet të konsumojmë ushqim, në mënyrë që të reduktojmë peshën. Kujdes nga praktika të tilla. Nëse nuk konsumojmë ushqim të mjaftueshëm (ku përfshihen kalori, vitamina, minerale, fibra), sistemi imunitar do të bëhet i dobët. Humbja e peshës duhet të përqendrohet në uljen e marrjes së kalorive dhe jo në ndalimin e marrjes së tyre. Përvec kësaj, duhen rritur shpenzimet (djegiet) ditore të kalorive, me anë të ushtrimeve të rregullta.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...