Nëse dëshironi që të vendosni qerpikë artificialë, në mënyrë që të mbushni syrin tuaj dhe qerpikët t’ju duken sa më të dendur, por nuk keni guximin për ta bërë pershkak se ju duket si diçka shumë e vështirë, atëherë ju jeni me fat, sepse grimerja apo make up artistja Lauren Cosenza do t’ju paraqet saktësisht se si të aplikoni qerpikët artificialë dhe të dukeni e përkryer.
Mjetet që ju nevoiten:
- Qerpikë artificial
- Gërshërë
- Ngjitës për qerpikë
- Pincetë (të vetullave)
- Maskara (Rimmel)
- Matni qerpikët artificialë me formën e syrit tuaj. Pasi ta keni vënë hijëzimin në sytë tuaj, dhe para se të vendosni eyeliner-in, afroni qerpikët artificial afër syve për t’u siguruar se nuk janë shumë të gjatë. Erica ka përdorur qerpikë artificial nga Lola V Vagabond #807.
- Shkurtoni qerpikët artificial. Nëse qerpikët artificilalë janë shumë më të gjatë se ato natyrale, gjithmonë shkurtoni ato në qoshet e jashtme, sepse më në brendësi ka edhe fije më të shkurtra që e plotësojnë syrin dhe e bëjnë që të ngjajë sa më natyral.
- Lyeni vijën ku janë të vendosur qerpikët artificialë me ngjitës. Është mirë të përdorni ngjitës të zi për qerpikë për arsye se kur të thahet ajo merr pamjen sikur të llajnerit dhe nuk vërehet fare ngjitësi në të. Duhet të bashkoni qerpikët artificialë mbi vijën ku fillojnë qerpikët tuaj natyralë në mënyrë që të ngjiten së bashku. Erica ka përdorur qerpikë artificialë të zinj nga Ardell Duo Adhesive.
- Leni ngjitësin që të thahet pak. Për aplikim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm, sigurohuni që ngjitësi të jetë i rrëshqitshëm në ngjitje gjatë lyerjes përreth qerpikëve tuaj. Mënyra më e mirë është të mbani qerpikët përmes pincetës dhe të fryeni mbi ngjitësin deri sa të thahet, duke numëruar rreth 5 sekonda. Në këtë mënyrë, shiriti me qerpikët artificialë do të ngjitet për lëkurën e qepallave tuaja.
- Aplikoni qerpikët. Poziciononi pincetën në mes të qerpikëve artificial dhe vendoseni mbi vijën e qerpikëve tuaj natyralë. Përdorni gishtat për t’i shtypur qerpikët njërin mbi tjetrin, në mënyrë që ata të shtrëngohen me qerpikët natyral sa më shumë të jetë e mundur.
- Përzieni qerpikët tuaj artificial me ato natyralë në mënyrë që të duken si të vërtetë. Me anë të gishtit tregues shtypni butësisht qerpikët artificialë dhe ato natyral së bashku që ata të përzihen dhe mos të dallohen.
- Shtoni maskara. Aplikoni rimelin mbi qerpikët tuaj që të ngjitni si ato natyral po edhe ato artificialë dhe t’i bëni që të theksohen edhe më shumë me ngjyrë.
- Aplikoni eyeliner-in për t’i dhënë formë syve. Erica ka përdorur L’oreal Paris Extra Intensive Liquie Pencil Eye Liner për të definuar linjën e syrit por edhe për të mbuluar ngjitësin e qerpikëve.
Ja pra! Jeni gati tashmë! Tani, lirisht mund të ekspozoni foto nëpër rrjete të ndryshme sociale me qerpikët tuaj seksi dhe të rinj!
Burimi: Cosmopolitan.com