-5.4 C
Priština
More

    Nuk mund të dobësoheni? Këto janë arsyet e mundshme

    spot_imgspot_img

     Për një kohë të gjatë përpiqeni për t’u dobësuar duke përmirësuar mënyrën e të të ushqyerit si dhe ushtrime të rregullta, por megjithatë prap nuk keni rezultat.

    Ja disa nga arsyet e mundshme pse nuk mund të dobësoheni:

    1. E teproni me ushqimin e shëndetshëm

    Jeni në dietë dhe keni programin për ushqim të shëndetshëm, por ju prap nuk i përmbaheni asaj dhe hani më tepër nga çduhet duke menduar se ushqimi i shëndetshëm nuk ju plotëson.

    2. E tejkaloni mëngjesin

    Siç e dini, ky është vakti ushqyes më i rëndësishëm gjatë ditës, i cili trupit tuaj i ofron energjinë e nevojshme dhe më së shpejti tretet nga shujtat tjera. Nëse e tejkaloni mëngjesin, rrezikoni trupin tuaj për ngarkesë dhe tepricë të ushqimit kur metabolizmi juaj punon më ngadalë.

    3. Nuk flini sa duhet

    Nëse nuk flini sa duhet, kjo do t’ju bëjë edhe më të uritur saqë jeni në të vërtetë, sepse nuk keni energji të mjaftueshme dhe trupi përpiqet që ta kompensojë përmes ushqimit.

    4. Hani më shumë ushqim me kalori të ulët

    Sot, ndoshta ka shumë ushqime që përmbajnë përqindje të ulët të yndyrës, por megjithatë këto ushqime janë ende të larta me yndyrna të ngopura, të cilat nëse merren në sasi të pakufizuar, korrespondojnë si ushqime me vlerë të lartë kalorike.

    5. Nuk keni rutinë të ushtrimeve

    Mendoni se puna juaj e cila kërkon udhëtime të shumta dhe lëvizje, paraqet sasi të mjaftueshme të lëvizjeve në trupin tuaj…Por, trupit tuaj i duhet aktivitet i rregullt fizik, dy apo tri herë në javë.

    6. Nuk pini mjaftueshëm ujë

    Nëqoftëse pini mjaftueshëm ujë, do të jeni më të ngopur dhe do të hani më pak, ndërsa dehidratimi mund t’ju çojë deri në ngrënje të tepruar, më shumë se sa i nevoitet trupit tuaj.

    7. Hani jashtë shtëpisë

    Brenga e shumë të punësuarve është se rrallë herë hajnë në shtëpi, dhe nuk arrijnë që të përgatisin vet ushqim në shtëpi. Kështuqë, vakti juaj i të ushqyerit reduktohet shpesh në një porcion me ushqim të shpejtë ose brumëra (pasta), e cila rezulton në mbipeshë apo shtim të madh të kilogramëve. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...