Sot femrat i kushtojnë rëndësi të madhe pamjes së të pasmeve të tyre dhe se meshkujt, siç thonë ekspertet, përqëndrohen gjithmonë në këtë pjesë të trupit, për arsye shume evidente.
Të pasmet e një femre janë po aq tërheqëse ndaj meshkujve sikur edhe gjoksi dhe kofshet, të gjithë këto pjesë të trupit, meshkujve ju asocojnë me pjellorinë femërore, thekson David Bass, profesor në Universitetin e Teksasit.
Por, jo edhe çdo të pasme janë tërheqëse për meshkujt, numri më i madh i tyre tërhiqen nga të pasmet e mëdha për shkak të asocimit direkt të shëndetit dhe shtatzënisë, ndërsa shpesh meshkujve u asocojnë edhe në rininë.
Atraktiviteti i të pasmeve të femrave nuk është i njejtë kudo, psh. 59% e argjentinasve adhurojnë të pasmet e femrave më shumë se sa një gjoks të madh, thuhet sipas një hulumtimi në Univerzitetin e Buenos Aires. Nga ana tjetër, duke u bazuar në rezultatet e studimit të Univerzitetit të Londrës, britanikët nuk janë edhe aq adhurues të tyre.
Pop kultura çdo ditë e më shumë po promovon të pasmet e mëdha. Për shkak të figurave publike si Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez, femrat dëshirojnë të kenë të pasme sa më të mëdha, duke u bërë kështu në qendër të vëmendjes – shpjegoi Ava Kadel, mjeke e seksualitetit njerëzor dhe autore e librit “NeuroLoveology”.