-2.4 C
Priština
More

    Ndërlidhja e urinimit në banjë me këmbë të mbledhura me kancerin në qafën e mitrës

    spot_imgspot_img

    Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm tek gratë në mbarë botën. Çdo vit ka rreth 60.000 raste të reja dhe 30.000 të vdekur në Evropë. Rreth 50% e femrave janë diagnostifikuar rreth moshës 35 – 55 vjeç. Kanceri i qafës së mitrës është një nga sëmundjet malinje, mes të cilave është faktor identifikues dhe e di rrugën e zhvillimit të saj. Sipas mendimit tim, mënyra e jetesës moderne mund të përfaqësojë faktorin më të rëndësishëm në lidhje me infeksionin kronik të HPV-së tek femrat.

    Përvoja seksuale në moshë shumë të re, numri i madh i partnerëve seksual, promiskuiteti partnerëve meshkuj si dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, janë faktorët kryesorë të rrezikut. Është pranuar përgjithësisht se infeksioni kronik i HPV-së shkakton kancerin në qafën e mitrës.

    Përvoja të mëparshme me shfaqjen sistematike në lidhje me kancerin e qafës së mitrës, kanë treguar efikasitetin në uljen e sëmundjeve dhe vdekshmërisë të kësaj sëmundje. Numri i madh i lindjeve rrit rrezikun e karcinomës në qafën e mitrës tek grate me HPV pozitiv. Rënia e përgjithshme e numrit të lindjeve, mund pjesërisht të shpjegojë reduktim në incidence e kancerit të qafës së mitrës, e cila ka qenë e regjistruar në vitet e fundit në shumicën e vendeve.

    Vlerësohet se kostot e drejtpërdrejta mjekësore dhe trajtimi i infeksionit në lidhje me HPV-në, gjatë vitit 2004 në Shtetet e Bashkuara arriti shumën pothuajse 4 miliard dollarë. Përpjekjet për parandalimin primar të kancerit të qafës së mitrës përmes reduktimit të infeksionit të HPV-së, vetëdijësimin e marrëdhënieve të përshtatshme seksuale dhe përdorimin e kontraceptivëve, kishte efektin e kufizuar. Aktualisht, forma më efektive e parandalimit primar të kancerit të qafës së mitrës është vaksina profilaktike.

    Hipoteza

    Mendimi im është se mënyra e jetesës modern përfaqëson faktorin kryesor të kësaj sëmundjeje. Me mijëra vite, grate kanë urinuar me pozicion gjysmë të ulur dhe këmbë të zgjeruara. Në këtë mënyrë, uretra ishte e hapur në pjesën e jashtme, duke lejuar rrjedhjen e papenguar të urinës.

    Gjatë përdorimit të tualeteve moderne, femra urinon në mënyrë të ulur, me brekë të lëshuara te poshtë, dhe shumë shpesh me pantallona deri në gjunjë, dhe kjo do të thotë se këmbët i ka të mbledhura. Varësisht distances së peshës trupore, nga kanali i uretrës deri në hapësirën e jashtme ka në dispozicion për rreth 2 – 8 cm. Rritja e rrezistencës në rrjedhjen e urinës dhe presionit të natyrshëm të kapilareve ekzistuese mes mureve të shtrënguar të vaginës, shkakton depërtimin e urines në vaginë.

    Urina është një bazë e shkëlqyer ushqyese për zhvillimin e mikroorganizmave. Prezenca e bakterieve në urinën e femrave në ekzaminim laboratorik, zakonisht është rezultat i infeksionit mesatar. Femrat moderne janë shumë të shqetësuara për higjienën e tyre personale, megjithatë, në të vërtetë, ato vetëm bëjnë dush dhe shumë rallë lahen në vaskë.

    Faktorët më të zakonshëm të infeksionit të HPV-së në lidhje me meshkujt përfshijnë: mungesa e rrethprerjes (të bërit synet), mosha e re, numri i madh i partnerëve seksualë, frekuenca e madhe e marrëdhënieve seksuale, si dhe marrëdhëniet seksuale pa kontraceptiv. Këta meshkuj i vënë femrat e tyre në rrezik të lartë për kancer të mitrës, i shkaktuar nga transmetimi i infeksionit të HPV-së.

    Shkalla e higjienës gjenitale, nivelit të vetëdijësimit dhe pirja e duhanit, mund të ketë ndikim edhe tek femrat edhe te meshkujt në transmetimin e HPV-së dhe të mbijetuarit nga ajo. Burrat janë zakonisht të izoluar nga lloji 6 dhe 11 i HPV-së, të cilët shkaktojnë rreth 90% të lythave gjenitalë. Që mos të vije deri këtu, zakonisht organi gjenital mashkullor duhet të jetë i thatë dhe jo me lagështirë.

    Përfundimi

    Mjekët duke u marrë me të ashtuquajturën “mjekësi të lartë”, duke pasur parasysh mënyrën e komplikuar, nuk kanë menduar për mundësitë dhe zgjidhjen sa më të thjeshtë. Është e njohur se disa nga agjentët fizik, kimik dhe biologjik, kanë efekte kancerogjene. Ekspozimi ndaj këtyre agjentëve mund të jetë i qëllimshëm, siç është pirja e duhanit, apo e paqëllimshme si ekspozimi ndaj tretësave për ngjyrë tek punëtorët në industritë kimike. Ekspozimi i HPV infeksionit është padyshim vështirë për t’u shmangur, megjithatë mund të ekzistojë mënyrë e thjeshtë për të reduktuar ndjeshëm probabilitetin e zhvillimit të infeksionit kronik të HPV-së.

    Nga ajo që u tha më sipër, mund të konstatohet se ndryshimet e duhura në sjelljen e femrave në lidhje me urinimin, mund të zvogëlojë kancerine qafës së mitrës. Urinimi në pozicion gjysmë të ulur dhe me këmbë të hapura, apo larja e vaginës me dezinfektues të butë, zgjidhje të tilla janë shampot neutralë për higjienë intime të femrave, për të kontribuar në zvogëlimin e rasteve të kancerit të qafës së mitrës.

    Burimi: www.atma.hr  

    Autor: Prim. doc. dr. sc. Maksim Valenčić, dr. med.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...