9.7 C
Priština
More

    Do duhej të ndalonit përdorimin e sfungjerit për dush

    spot_imgspot_img

    Sfungjeri i butë apo poroz të cilin e përdorni gjatë bërjes së dushit, nuk është zgjidhja më e mirë për mbrojtjen ndaj papastërtive. Ai është bazë e përkryer për rritjen dhe zhvillimin e bakterieve. Nga çfarëdo materiali të jetë i bërë, nuk është aspak i mirë pasi mund të jetë strehues i shumë bakterieve të rrezikshme.

    – Sfungjerët janë të mirë në fillim, vetëm gjatë përdorimit të parë, por shpejt duhet të zëvendësohen nëse dëshironi të ruani pastërtinë dhe shëndetin e lëkurës – thotë Esther Angert, asistent profesoreshë në departamentin e mikrobiologjisë, në Univerzitetin Cornell.

    Sfungjeri mbledh qelizat e vdekura të trupit, dhe nëse e leni atë në banjë për t’u tharë deri në përdorimin e ardhshëm, kjo është e përkryer për rritjen e bakterieve.

    Hapësira e banjos është gjithmonë e lagësht dhe nuk ka shumë qarkullim të ajrit, kështuqë është ideal për bakteriet duke i lejuar qelizat e vdekura të lëkurës të mbeten në sfungjer.

    Çdoherë që sfungjeri bëhet i lagësht dhe nuk arrin që të thahet siç duhet, bakteriet mund të shumohen dhe riprodhohen në të. Dhe, kështu papastërtia bëhet edhe më e madhe, në vend që të arrini rezultatin e pastrimit.

    Nëse preken të gjitha pjesët, mund të vie deri tek stafilokoku. Edhepse lëkura është organ elastik që ka aftësinë për t’u mbrojtur nga numër i madh i bakterieve, poret tuaja dhe çdo plagë e hapur apo gërvishtje janë më pak rrezistente ndaj bakterieve. Nëse fërkoheni shumë fort me sfungjer, ju mund ta dëmtoni edhe më tej lëkurën tuaj duke fërkuar grimcat e bakterieve në plagë.

    Por, nëse vërtetë jeni shumë të dhënë pas përdorimit të sfungjerit, ekzistojnë disa hapa që duhet t’i ndiqni për të zvogëluar rrezikun e bakterieve:

    • Thani mirë sfungjerin. Largoni sfungjerin nga mjediset me lagështirë dhe vendosni pranë ndonjë dritare ku ajri vazhdimisht qarkullon, apo thani me tharësen e flokëve duke e lënë pak në ajër.
    • Ndërroni atë. Pas 2- 3 javëve bleni mënjëherë sfungjer të ri.
    • Përdorni zbardhues. Është mirë të përdorni zbardhues për të hequr bakteriet nga sfungjeri. Përzieni zbardhuesin me ujë në mënyrë që zbardhuesi të ketë vetëm 5% të masës dhe zhytni sfungjerin për dezinfektim. Kjo do të ndihmojë në zhdukjen e bakterieve.

    Por, mënyra më e mirë do të ishte të ndërprenit përdorimin e tij. Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë shumë i ndjeshëm, ndërsa sfungjeri për dush gradualisht e dëmton lëkurën. Ju nevoitet vetëm një dush i mirë dhe i rregullt për të ushqyer siç duhet lëkurën tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...