-2.1 C
Priština
More

    Bëni vet shirita për të hequr pikat e zeza në fytyrë (mitiserët)

    spot_imgspot_img

    Shpesh jemi të preokupuar me vrimat (piklat) e zeza në fytyrë, me poret e zmadhuara. Shiritat nuk janë të lira, mirëpo ekzistojnë receta të thjeshta se si t’i bëni vet ato. LifePress ju sjell dy lloje të metodave.

    Me anë të shiritave (trakave) është mënyrë shumë e thjeshtë. Vendosni ato në fytyrë (në zonën e prekur me vrimat e zeza) dhe lërini që të veprojnë dhe më pas me largimin e shiritave, hiqen papastërtitë dhe yndyrat nga poret. Në këtë mënyrë këto vrima pastrohen dhe bëhen më pak të dukshme.

    Shiritat e prodhuar në mënyrë industriale për heqjen e njollave të zeza, përmbajnë disa përbërës që ne nuk mund t’i blejmë aq shpesh dhe nganjëherë çmimi është shumë sfidues. Disa nga shiritat ngjiten fort për lëkure, kështuqë kur t’i hiqni ju duket sikur po rrjepni lëkurën dhe procesi nganjëherë është mjaft i vështirë dhe i dhimbshëm.

    Këto shirita, siç kemi thënë, mund t’i përgatitni shumë thjeshtë në shtëpinë tuaj me vetëm dy përbërës. Është e vërtetë se efekti është ndoshta pak më i dobët se sa ai shirit që blihet, mirëpo dhimbja është më e vogël dhe janë krejtësisht të natyrshme.

    Ju nevoitet:

    • një lugë zhelatinë pa sheqer,
    • një lugë çaji qumësht,
    • top pambuku,
    • furçë për shminka
    • një tavë të vogël.

    Përzieni qumështin dhe zhelatinën, dhe ngrohni në temperaturë mesatare në furrë (ose mikrovalë për rreth 10 sekonda) deri sa të bëhet një masë e trashë. Prisni që të ftohet pak dhe pastaj aplikone në hundë, në mjekërr, apo ndonjë pjesë tjetër të fytyrës e cila ësht e prekur me piklat e zeza.

    Ekziston edhe një recetë me të cilën në mënyrëtë ngjajshme mund të hiqni njollat e zeza. Në këtë rast ju duhet: mjaltë, qumësht, enë për mikrovalë si dhe brushë për grim. Përzieni një lugë gjellë mjaltë, 1½ qumësht në tenxhere, ngrohni masën në mikrovalë për 10 sekonda. Më vonë, masën e ftohur aplikoni në vendet e prekura dhe prisni deri në 15 minuta deri sa përzierja të jetë plotësisht e ngurtë. Largoni maskën nga fytyra dhe shihni se sa është më tërheqëse si dhe largon papastërtitë që janë akumuluar në poret.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...