1.7 C
Priština
More

    Metodat natyrore për të zbardhur nënsqetullat tuaja

    spot_imgspot_img

    Pyetni veten si të shpëtoni nga ngjyra e errët e nën sqetullave tuaja? jo vetëm që bëjnë të ndiheni në siklet kur vishni diçka me krahë të hapur, por edhe kur shkoni për not apo ndonjë ekspozim tjetër. Megjithatë, për ta kuptuar se si ta hiqni qafe këtë problem, së pari duhet t’i dini shkaqet e saj.

    Mund të keni vënë re marka të famshme të deodoranteve të ndryshme qarkullojnë në treg, por shmangia e këtij problemi nuk është edhe aq i thjeshtë sa duket. Më poshtë, po ju paraqesim shkaqet e paraqitjes së errësimit të nën sqetullave tuaja.

    6 shkaqet kryesore të errësimit të nënsqetullave tuaja:

    1. Rruajtja

    Gjatë përdorimit të briskut të rrojes (zhiletit) ju preni qimet vetëm në sipërfaqe të lëkurës. E njejta vlen edhe për kremrat për heqjen e qimeve si Anne French apo Veet. Edhe këto dy lloje të kremrave i heqin qimet vetëm në sipërfaqe të lëkurës. Në vend të kësaj, provoni depilimin me heqjen e qimeve me rrënjë.

    2. Qelizat e vdekura

    Nën sqetullat e errëta mund të jenë edhe si pasojë e qelizave të vdekura të cilat akumulohen në sqetullat tuaja

    3. Përdorimi i tepërt i deodoranteve dhe antiperspiranteve

    Shumë teori vërtetojnë se përdorimi i tepërt i këtyre produkteve kozmetike anti djersë mund të shkaktojnë errësimin e nën sqetullave.

    4. Fërkimi

    Ndonjëherë, gjatë veshjes së rrobave të ngushta mund të vie deri tek fërkimi në mes materialit dhe sqetullave, gjë që mund të shkaktojë errësimin e sipërfaqes.

    5. Faktorët trashëgues

    Ka gjasa që edhe faktorët trashëgues të jenë faktorë për errësimin e  nën sqetullave tuaja. kjo mund të jetë pesha e tepërt e fituar, faktorët hormonal që rezultojnë në pigmentimin apo edhe përdorimi i pilulave kontraceptive. Në raste të tilla, vizitoni mjekun për të marrë këshilla profesionale rreth errësimit të sqetullave.

    6. Diabeti

    Ajo që njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë është se diabeti mund të shkakotjë pigmentim duke rezultuar në errësimin e sqetullave. Mënyra më e mirë është të ruani nivelet optimale të insulinës dhe të provoni me preparate natyore.

    8 mënyra si të shpëtoni nga errësimi i nënsqetullave tuaja:

    1. Depilimi me dyll apo elektroliza

    Arsyeja më e madhe për paraqitjen e errësimit është rruajtja sipërfaqësore e qimeve. Tentoni të përdorni metodën depiluese me anë të dyllit, ndoshta mund të dhemb më shumë por ka efekt të madh. Ky depilim funksionon edhe si metodë eksfoliante. Për ata që duan t’i heqin qimet, elektroliza ështënjë tjetër metodë e përhershme.

    2. Lëng limoni

    Një nga mënyrat më efektive për të zbardhuar nënsqetullat tuaja është t’i pastroni cdo ditë me lëng limoni para dushit. Limoni është një agjent zbardhues natyral i cili dalëngadalë e zbardhon zonën e caktuar.

    3. Maska ndriçuese

    Që të hiqni qafe errësimin në sqetulla, bleni maska të cilat ndikojnë në zbardhjen e sipërfaqes dhe mund t’i bëni në kushte shtëpiake. Pëzieni një grusht me miell si dhe jogurt, limon dhe pak pluhur shafran të Indisë. Mbajeni maskën për rreth 15-20 minuta dhe pastaj lajeni.

    4. Patate dhe trangull

    Patatja gjithashtu vepron si agjent natyror zbardhues. Mund ta pastroni sqetullën me anë të patateve të prera në feta të holla ose në formë pureje. Lëreni për 15 minuta dhe pastaj shpëlajeni. Ngjajshëm mund të bëni edhe me trangullin dhe ta aplikoni në krahët.

    5. Përzierje e shafranit

    Një preparat efektiv shtëpiak i cili mund të përzihet me qumësht ose krem dhe të aplikohet nën sqetulla. Lëreni të veprojë natën dhe në mëngjes pastrojeni. Jo vetëm që i zbardh sqetullat por edhe i vret mikrobet dhe bakteriet që shkaktojnë erën e pakëndshme.

    6. Më pak përdorim të deodoranteve

    Mundohuni që të evitoni përdorimin e deodoranteve të ndryshëm të cilët në vend që t’ju freskojnë, mund të sjellin efekt të kundërt duke shkaktuar errësimin e sqetullave. Mund të aplikoni pak sode buke me ujë dhe të fërkoni apo pastroni zonën e sqetullave.

    7. Përdorni  bimën indiane ‘sandalwood’ dhe ujë trëndafili

    N jë tjetër rrugë natyrale për të zabrdhuar errësimin nën sqetulla është përmes bimës indiane ‘sandalwood’dhe ujit të trëndafilit. Këto qetësojnë lëkurën dhe e bëjnë më të butë. Përdorni cdo ditë këtë pastë dhe lëreni të veprojë për disa minuta.

    8. Përdorni hidratues

    Nëse nën sqetullat tuaja janë të errëta si rezultat i qelizave të vdekura, mënyra më e mirëpër ta tarjtuar është të përdorni pastrues apo hidratues që ndikon në zbardhje, si Nivea, St Ives, Everyuth Naturals./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...