-4.9 C
Priština
More

    Si t’i shëroni në shtëpi thembrat e plasaritura

    spot_imgspot_img

    Thembrat e plasaritura apo të çara paraqesin një problem ku shumica e njerëzve ankohen dhe asnjë person nuk ndihet mirë. Duke pasur këtë fenomen, i njohur ndryshe edhe si fisurat e thembrës, është një shqetësim i vazhdueshëm që është vështirë për ta përballuar. Ekzistojnë shumë mënyra që e shkaktojnë atë, dhe gjithkush mund të preket nga ky problem. Përdorimi i shpeshtë i sandaleve, higjiena e dobët dhe mungesa e vitaminave si dhe mineraleve, janë vetëm disa nga mënyrat që mund të sjellin deri tek krisja apo plasaritja e thembrave.

    Nëse keni të çara të tilla si dhe lëkurë të thatë dhe të krisur, padyshim që e dini se sa problematike dhe e pakëndshme mund të jetë. Kruarja e vazhdueshme dhe neveria i ka shtyrë dhe frymëzuar njerëzit që kanë këtë problem për të kërkuar ilaçe dhe preparate të ndryshme që mund t’i ndihmojnë ata.

    Vajrat e gatimit

    Vajin me të cilin gatuani ta përdorni për thembrat tuaja? jemi të vetëdijshëm se disave nga ju mund t’ju tingëllojë si çmenduri, por besoni apo jo, ju mund të përdorni vajrat e ndryshme të gatimit shtëpiak për të trajtuar në mënyrë efektive thembrat e juaja të plasaritura. Disa nga zgjedhjet më të njohura që bëjnë njerëzit janë: vaji i susamit, kokosit, vaji bimor dhe vaj ulliri. Së pari duhet të siguroheni që këmbët i keni të pastruara mirë, sidomos në zonën e prekur. Pasi këmbët tuaja të jenë në gjendje të rregullt dhe të pastër, me anë të një fashe apo faculete prej pambuku të lyer me vajin përkatës, përhapni atë në lëkurë të thatë. Që të keni rezultate më të mira, provoni ta bëni rregullisht natën para se të flini.

    Banane dhe avokado

    Në rast se jeni duke pyetur veten, po, secili send në këtë listë mund të konsumohet. Pra, çfarë mund të jetë diçka më e besueshme se fakti që këto gjëra janë të mira dhe të shëndetshme edhe gjatë ngrënjes? Për këtë trajtim, ju duhet një banane dhe gjysma e një avokadoje. Copëtoni imët bananen përmes blenderit dhe pastaj gërryeni me lugë avokadon. Përzieni përbërësit deri sa të fitoni një pastë të trashë. Nëse është nevoja, mund të spërkatni pak ujë sa për të ndihmuar përzierjen. Butësisht, vendosni këtë masë në thembrat tuaja dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta. Pasi të përfundojnë minutat e pritjes, pastroni këmbët me ujë të ngrohtë.

    Mjaltë

    Ky trajtim për thembrat e plasaritura është një nga trajtimet më të njohura në sajë të efikasitetit dhe aftësisë për të mundësuar lëkurë të butë dhe të shëndetshme. mjalti ndikon që thembrat tuaja të kenë beneficione hidratuese si dhe antibakteriale. Përzieni rreth një filxhan mjaltë në një kovë të vogël me ujë të nxehtë. Pasi mjalti të shkrihet apo shpërbëhet tërësisht në ujin e nxehtë, zhytni këmbët në kovë. Lëreni këmbët ashtu për rreth 20 minuta dhe pastaj fshini ato.

    Lëng limoni

    Lëngu i limonit përdoret në shumë preparate natyrore shëndetësore për shkak të nivelit të lartë të aciditetit. Në mënyrë efektive mund të zbut lëkurën tuaj dhe kësisoj të ndihmojë në trajtimin e këmbëve të plasaritura. Për disa njerëz aroma e limonit ësjtë mjaft e këndshme por edhe terapeutike. Ekzistojnë dy mënyra për shërimin e thembrave të çara përmes lëngut të limonit. Disa njerëz preferojnë ta aplikojnë direkt në lëkurë me anë të një fashe të pambuktë. Disa të tjerë, e përziejnë lëngun e limonit me ujë të ngrohtë dhe i zhytin këmbët rreth afro 15 minuta.

    Jepni “lamtumirën” thembrave të thata

    Të gjithë e dime se thembrat e plasaritura janë të pakëndshme. Ju nuk duhet të lejoni që të ndiheni jo të sigurtë në lidhje me ekspozimin e këmbëve tuaja. Nëse jeni këmbëngulëse dhe të durueshme me trajtimet e lartpërmendura, do të shihni rezultate reale në trajtimin e thembrave të thata. Mund të qëndroni të qeta duke e ditur se përbërësit janë krejtësisht natyror dhe të sigurtë edhe për lëkurën më të brishtë që mund të ekzistojë. Provoni njërën nga këto preparate natyrore dhe jepni lamturmirën bezdisjes nga thembrat e thata./kosovarja.ch/

    photo: pixabay.c0m

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...