4.7 C
Priština
More

    Bomba energjetike: eliksiri më i mirë rus për të forcuar trupin

    spot_imgspot_img

    Nëse jeni të lodhur dhe shpesh ndjeheni se nuk keni energji të mjaftueshme, e bëjnë këtë një eliksir efektiv që pastron trupin dhe rikthen energjinë e tij. Përbërësit kryesorë janë hudhër, vaj ulliri, mjaltë, çaj jeshil, piper, rrëshirë dhe uthull molle.

    Hudhra ka cilësi të mahnitshme antibakteriale, antivirale, antifungale, antiparazite dhe antioksidant. Vaji i ullirit dhe bimët me përmbajtje të tij, si antioksidant mbron qelizat duke vonuar plakjen, ka ndikim anti – inflamator, si dhe redukton rrezikun e kancerit.

    Përbërësit e eliksirit rus

    Përbërësit:

    • 2 lugë hudhre të copëtuar mirë
    • 3 lugë vaj ulliri
    • 5 lugë mjaltë natyror tërfili
    • 1/4 e filxhanit çaj i gjelbër i vluar mirë
    • ½ lugë çaji specit të kuq
    • ½ lugë çaji me rrëshirë natyrore – është e mirë nëse është lloji i drurit të butë si pisha, bredhi ose të ngjashme
    • 1 lugë uthull molle

    Shënim: Që të keni sukses duhet t’i përmbaheni dozës së caktuar të përbërësve.

    Përgatitja: Fërgoni hudhrën në vaj ulliri për një minutë. Shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe zieni me ngrohje të ulët të gjitha për rreth pesë minuta. Hiqni nga të nxehtit dhe leni të freskohet, pastaj vendoseni në një kavanoz qelqi, mbyllni kapakun dhe lëreni në frigorifer.

    Trajtimi: Merrni 1 lugë çaji çdo ditë, gjithmonë në të njëjtën kohë. Nuk ka lidhje nëse jeni duke marrë eliksirin para ose pas ushqimit. Do ju befasojë papritur fluksi i madh i energjisë dhe përmirësimi i shëndetit. Kjo është një reçetë nga libri i akademikes ruse Ludmila Grigorijevne Puçko.

    Shënim: Sipas Ayurveda, mjalti nuk është mirë të ngrohet sepse ai bëhet toksik dhe është ndoshta më mirë për ta shtuar atë në fund. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...