8.4 C
Priština
More

    Si t’i fshehni kofshët e gjera?

    spot_imgspot_img

    Nëse keni kofshë më të gjera, sigurisht që përpiqeni për t’i fshehur ato, ose të paktën t’i bëni sa më pak të dukshme. Dëgjoni këshillat tona të cilat do t’ju ndihmojnë që kofshët apo ijet t’ju vërehen sa më pak.

    Vishni pantallona të errëta

    Xhinse të errëta, të zeza, teget, këto ngjyra janë miqtë tuaj më të mirë. Që të duket kontrast, në pjesën e sipërme mund të vishni ndonjë këmishë më të ndritshme, dhe kështu do të shmangni vëmendjen nga pjesa e poshtme e trupit.

    Kufizoni apo theksoni belin

    Vishni ndonjë maicë apo T-shirt të ngushtë që do të theksojë belin tuaj. Kështu, do të arrini formën e orës së rërës dhe do të dukeni mahnitshëm.

    Funde me bel të lartë

    Këto lloj funde, vizualisht apo në mënyrë optike do t’ju bëjnë të dukeni më të gjata. Gjithashtu, do të dukeni edhe më e hollë.

    Mbi supet apo shpatullat

    Në princip, supet dhe kofshët duhet të jenë në të njejtën gjërësi. Nëse tek ju nuk është kështu, theksoni shpatullat tuaja në mënyrë që të krijoni iluzion optik. Poashtu, sigurohuni që sakot dhe palltot të mos jenë në gjatësinë e kofshëve. Zgjidhni pallto ose me bel të shkurtër ose të llojit të gjatë.

    Take të larta

    Taket, ndoshta nuk janë të rehatshme, mirëpo janë shumë efektive. Sa më shumë take të larta, aq më të gjata duken këmbët, dhe në këtë mënyrë, optikisht rezultojnë edhe më të holla.

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...