9.7 C
Priština
More

    Ndryshimet e rrezikshme tek lythat

    spot_imgspot_img

    Edhe pse lythat e lëkurës janë gjë normale, ata mund të ndryshojnë pamjen e tyre, e cila mund të jetë një shenjë paralajmëruese për sëmundje serioze.

    Kanceri i lëkurës në krahasim me format e tjera të kancerit është shumë më i lehtë për tu vërejtur, sepse mund të shihet me sy të lirë, dhe zbulimi i hershëm i sëmundjes në shumë raste është e shërueshme. Kanceri i lëkurës ka një nga rritjet më të shpejta të përhapjes në Evropë, por është e mundur që të diagnostikohet në fazë të hershme. Më i shpeshtë është tek personat më të vjetër se 50 vjet, si dhe tek personat që janë të ekspozuar kohë të gjatë ose intenzivisht ndaj diellit. Në njërin nga gjashtë prej këtyre personave do të zhvillohet kanceri i lëkurës gjatë jetës së tij.

    – Për rreth dhjetë për qind në vit rritet numri i ndryshimeve të dyshimta në lëkurë. Sa i përket numrit të melanomave të reja të diagnostikuara në vit, është rreth 600. Statistika për melanoma tek ne akoma nuk ka dalur e plotë, kështu që këtu nuk kemi numra të saktë. Sidoqoftë, përhapja e melanomës edhe përkundër gjithë fushatës nuk është në rënie, që do të thotë se është e nevojshme që të intensifikohen përpjekjet – thonë mjekët.

    Kjo është arsyeja se pse fushata Euromelanoma 2014, është përqëndruar në rëndësinë e zbulimit dhe trajtimit të hershëm të ndryshimeve potencialisht të rrezikshme në lëkurë, para se të bëhen problem. Mjekët shpjegojnë se ndaj rrezikut të melanomës ose të ndonjë forme tjetër të kancerit të lëkurës është i ekspozuar secili. Disa, megjithatë, janë më të ndjeshëm se të tjerët.

    – Në këtë grup përfshihen ata që kanë lëkurë të lehtë (bardhë) dhe janë të prirur për djegien nga dielli. Në rrezik janë dhe personat që kanë vuajtur djeg’je nga dielli në fëmijëri, njerëz që për shkak të punës kalojnë shumë kohë në diell, si dhe ata që përdorin shpesh solariumet. Edhe numri i lythave në trup vetëvetiu është një rrezik, sidomos për ata njerëz që i kanë më shumë se 50, por edhe personat që kanë në familje ndokend që ka pasur kancer të lëkurës, më të moshuar se 50 vjet, si dhe pacientët të cilëve i janë transplantuar organet – theksojnë mjekët.

    Për shkak të rrezatimit ultraviolet lythi i lëkurës mund të rritet në melanomë. Nga viti në vit shtresa e ozonit po bëhet më e hollë, kështuqë edhe rrezet e diellit po bëhen më të forta dhe më të rrezikshme. Lëndimi i lythit mund të shëndrrohet në melanomë, për shembull në qoftë se padashje grrithet me thua, briskun e rrojës apo rroba (rryp, llastik …). Edhe djegiet edhe ngrirja janë të rrezikshme, gjegjësisht gjithçka që iriton lëkurën. Në lytha, gjithashtu, mund të ndikojnë ndryshimet hormonale në organizëm gjatë moshës së pjekurisë seksuale, shtatzënisë, klimaksit, në rast të sëmundjeve endokrine.

    Lythi normal

    – ka formë të rregullt: rrumbullakët, oval apo i zgjatur

    – skaje të rrafshtë, konturë (linja) të pastër, ngjyrë të njëtrajtshme

    – më së shpeshti ka ngjyrë të kafes së bardhë ose ngjyrë të kaftë-çelë

    Shenjat paralajmëruese

    – nëse ngjyra e lythit është shumë e errët, gati e zezë, apo e kuqe, gjegjësisht gështenjë të errët

    – nëse lythi rritet (ata janë në përgjithësi të vegjël, me diametër deri në gjashtë milimetra)

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...