0.9 C
Priština
More

    5 këshilla për të qëndruar aktiv me fëmijët dhe familjen

    spot_imgspot_img

    Ndihmoni familjes suaj për të qenë aktivë

    Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, është e rëndësishme që ne mos të mendojmë vetëm për shëndetin tone kardiovaskular, por edhe atë të gjeneratave të ardhshme. Një studim i bërë vitin e kaluar, zbuloi se fëmijët e trashë (obezë) dhe adoleshentët kanë më shumë pllaka në arterie se sa të moshuarit, duke i rrezikuar ata për sëmundje të zemrës si dhe gjendje tjera të rënda shëndetësore shumë më herët se prindërit e tyre.

    Nëse keni fëmijë, natyrisht që dëshironi të siguroheni që ata të rriten të shëndetshëm. Por, gjithashtu ju e dini se është vështirë të mbani punën, familjen dhe aktivitetin fizik. Megjithatë, të vendosni rregulla të shëndetshme, është një fillim vërtetë i mirë. Pra, nëse jeni në kërkim të metodave për inkuadrim me fëmijët tuaj, shikoni më poshtë këshillat.

    Planifikoni aktivitete në natyrë

    Ndani kohë një ditë në fundjavë që të bëni diçka aktive si familje që jeni: të notoni gjatë verës, të rrëshqitni me saja në dimër, apo të cikloni me biçikletë në pranverë dhe vjeshtë. Të hani një drekë pikniku së bashku dhe të grimconi disa ushqime të shëndetshme pas një stërvitjeje të mirë – do të ju ndihmojë ta kaloni ditën pa asnjë ankesë.

    Bëni stërvitje së bashku

    Interesohuni për klube palestre si dhe qendrave tjera në zonën tuaj për orë të gjimnastikës ose yoga të ofruara për prindërit dhe fëmijët së bashku. Nëse fëmija juaj është paksa i vogël për të marrë pjesë, shihni për ndonjë stërvitje që ju ndihmon për të djegur kalori duke e inkorporuar edhe fëmijën tuaj në lëvizjet që bëni.

    Ndryshoni rregullimin e dhomës suaj familjare

    Shumë shpesh, dhomat familjare janë qendra e përtacisë në një shtëpi: një divan i rehatshëm, një raft përplot me DVD, një konzolë për video lojra, dhe asgjë inkurajuese për palestër dhe aktivitet fizik. Ekzistojnë disa mënyra që të rregulloni dhomën tuaj, në mënyrë shumë delikate dhe pa hequr gjërat që ndodhen aty. Caktoni një afat kohor për shikim javor të televizionit dhe mos u mvarni shumë nga teknologjia.

    Bëni që punët t’ju duken argëtuese

    Në vend që të detyroni secilin anëtar të familjes të bëjë punët e ndara secili për vete, shëndrroni punët në një lojë ku të gjithë së bashku mund të kyçeni. Të bëni gara se sa shpejt ju mund të pastroni shtëpinë, të lëshoni muzikë përderisa jeni i angazhuar në lavanderi dhe ti inkurajoni fëmijët të këndojnë dhe vallëzojnë përderisa ndërrojnë rrobat. Merreni qenin së bashku për shetitje, bëni vrapim, patinazh si dhe kërcim litari përderisa jeni bashkë diku në natyrë.

    Përfshini planin tuaj të ushqimit me anëtarët e familjes

    Vlen të përmendet fakti se familjet që hanë shëndetshëm gjithashtu priren të kenë shprehi tjera të shëndetshme, të tilla si aktiviteti i rregullt fizik. Nëse dëshironi të humbisni peshë pas lindjes së fëmijës apo thjeshtë dëshironi që të hani në përgjithësi mirë, angazhoni tërë familjen së bashku që të keni sukses. Merrni fëmijët me vete gjatë blerjes në market, lërini ata që të zgjedhin vet pemët dhe perimet e dëshiruara, dhe angazhoni ata gjatë përgatitjes së ushqimit. Kësisoj, ata kanë më shumë gjasa që të shijojnë ushqimin si dhe të pastrojnë secili pjatat e veta./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...