-2.1 C
Priština
More

    Goditje pediatrike: Çfarë duhet të dijë secili prind

    spot_imgspot_img

    Përkundër mendimeve që shumica e njerëzve i kanë, goditja në tru mund të sulmojë çdo grupmoshë duke përfshirë foshnjet ende të palindura, foshnjet dhe fëmijët e vegjël. Në fakt është një nga 10 shkaktarët e vdekjes tek fëmijët, duke ndikuar në 5 nga 100,000 fëmijë në Sh.B.A.

    Përderisa më shumë të rritur ndikohen nga goditjet, studimet e fundit tregojnë se incidenca e goditjeve tek fëmijët është shumë më e lartë se sa është menduar. Një studim i vitit 2011 i publikuar në Analet e Neurologjisë, ka raportuar 51% ngritje e incidencës së goditjeve ishemike tek çunat e moshës 5-14 nga viti 1995 deri në 2008, përderisa tek vajzat e moshës 5-14 kemi 3% rritje në të njejtën periudhë.

    Goditja në tru është gjendje që rrezikon jetën dhe kërkon përkujdes të menjëhershëm medicinal. Identifikimi dhe trajtimi i hershëm janë kritike për pengimin e të metave afatgjate dhe shfaqjen e sërishme të problemit. Pasiqë shumica e prindërve madje edhe mjekëve nuk asocojnë goditjen në tru me foshnjet, dhe pasiqë shenjat e hershme tek fëmijët janë të ndryshme nga ato tek të moshuarit, identifikimi i goditjes pediatrike shpeshherë është shmangur apo vonuar.\

    Të kuptuarit se çfarë është goditja pediatrike, paraqitja e saj, rreziku dhe opcionet e trajtimit mund të tregojnë dallimin mes jetës dhe vdekjes apo deficiteve afatgjatë njohëse, funskionale dhe të sjelljes.

    Llojet e goditjes tek fëmijët

    Goditje perinatale: e referuar edhe si e paralindjes apo embrionale, i referohet 18 javëve të fundit të shtatëzënisë dhe 30 ditëve të para të lindjes. Goditja perinatale ndodh 1 në 2,899 lindje në Sh.B.A.

    Goditjet perinatale shpesh janë ishemike të shkaktuara nga mpiksja e gjakut që është ndarë nga placenta dhe është paraqitur në trurin e fëmijëve.

    Goditjet e fëmijërisë: ndodhin mes moshës 1 deri 18 vjeçe. Gati se 60% e të gjitha goditjeve fëmijërore në Sh.B.A ndodhin tek çunat.

    Femijët janë të prirë të kenë goditje ishemike sikurse edhe goditje hemorragjike, apo goditje të shkaktuara nga shpërthimi i enës së gjakut që rezulton me gjakderdhje në tru.

    Cilët janë faktorët e rrezikut tek goditja pediatrike?

    Sipas Alencaës Internacionale të Goditjeve Pediatrike, fëmijët në rrezik nga goditja përfshijë:

    • Të posalindurit
    • Fëmijët më të vjetër me gjendje themelore, siç është anemia e qelizës drapër, çrregullime autoimune, infeksionet e kokës dhe qafës dhe trauma e kokës
    • Fëmijët me çrregullime të fshehta, si enëte ngushta të gjakut apo tendenca e mpikjes së lehtë të gjakut

    Shenjat e hershme të goditjes tek foshnjet janë më delikate se tek të rriturit, andaj edhe janë më të vështira për t`u hetuar.

    Shenjat e goditjes tek të posalindurit dhe foshnjet janë:

    • Dridhje e vazhdueshme e fytyrës, krahut apo këmbës
    • Pauzë e gjatë në frymëmarrje
    • Përgjumje ekstreme
    • Tendenca e përdorimit të vetëm një pjese të trupit

    Prindërit nuk e dinë se fëmija i tyre ka pësuar goditje, derisa më vonë të tregojnë rënie të lëvizjeve apo dobësim i një ane të trupit.

    Sikurse fëmijët rriten, shenjat dhe simptomet e goditjes bëhen më të ngjashme me të rriturit duke përfshirë:

    • Dobësim apo mprije të fytyrës, krahut, këmbës, shpesh të një ane të trupit
    • Probleme në të folurit dhe në të kuptuarit e gjuhës
    • Kokëdhembje e shoqëruar me të vjella
    • Humbje e koordinimit dhe marramendje
    • Vështirësi në të pamurit në njërin apo të dy sytë
    • Kriza, posaqërisht ato që përfshijnë vetëm njërën pjesë të trupit të përcjella me paralizimin e anës së ndikuar nga kriza

    Çfarë mund të bëni?

    Veproni shpejtë dhe thërrisni emergjencën apo shkoni në spitalin më të afërt që keni. Çdo sekondë është me rëndësi.

    Përderisa prisni emergjencën, kërkoni nga fëmija juaj të shtrihet në dysheme. Kontrolloni frymëmarrjen, pulsin dhe reagimin e tyre. Mos i jepni asgjë për të ngrënë apo për të pirë sepse do të mund të kenë vështirësi në gëlltitje dhe mund të ngulfaten.

    60% e fëmijëve që mbijetojnë goditjen në tru do të kenë probleme permanente neurologjike, zakonisht hemiplegi apo paralizë të pjesshme në njërën anë të trupit. Të metat dhe aftësitë e kufizuara tjera afatgjatë të shkaktuara nga goditja në tru, përfshijnë çrregullimin në të folur, çrregullime kognitive, dëmtime shqisore, vëmendje e dobët, probleme të sjelljes, epilepsi dhe kualitet i dobët i jetesës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...