6.7 C
Priština
More

    4 mënyrat se si baballarët mund të bëjnë më të mirë jetën e vajzave të tyre

    spot_imgspot_img

    Si kontribuojnë baballarët tanë në intelegjencën tonë, suksesin në karrierë, vetëbesim dhe më shumë… 

    Koha kualitative me babanë sjell kuantitetin. Ja mënyrat me të cilat baballarët tanë mund të na formësojnë në femrat që do bëhemi.

    Imazhi i trupit

    Një studim janar 2015 gjeti se vajzat që kishin marrëdhënie të dashura dhe miqësore me etërit e tyre, shpesh kishin pikëpamje më të shëndetshme për ushqimin dhe më tepër vetëbesimit-duke e bërë më pak të ngjarë të vuajnë nga çrregullime të hajes sesa ata që kishin baballarët më pak të butë dhe më shumë imponues.

    Jeta shoqërore

    Vajzat që gëzojnë ndërveprime pozitive dhe “të ngrohta” me etërit e tyre gjatë kohës së lirë si fëmijë, ishin më të prirur për të zhvilluar aftësi të forta ndërpersonale. Kjo mund të ndodh për shkak se etërit që rregullojnë nivelet e eksitimit në mënyrë të ndjeshme( në kundërshtim të asaj të ashpër), janë duke i mësuar fëmijët me ndjeshmëri dhe reciprocitet.

    Intelegjenca

    Aktivitetet stimuluese për mendjen gjatë fëmijërisë- leximi, vizita e muzeve, duke luajtur lojëra- janë të lidhura me të paturit e një IQ të lartë në moshën 11 vjeçe, dhe të qëndrueshme në atë 42 vjeçe. Gjatë këtyre momenteve të ndërtimit të trurit, etërit ndajnë atë që dinë me fëmijët, duke i bërë ata më të mençur në afat të gjatë.

    Karrierë

    Vajzat që janë rritur në familjet ku etërit i ndajnë punët e shtëpisë me nënat, kanë më tepër gjasa të kenë qëllime të larta në karrierë dhe të shmangin dallimet gjinore, gjen një studim i revistës “Shkenca Psikologjike”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...