-0.3 C
Priština
More

    Të mirat dhe të këqijat e tatuazheve

    spot_imgspot_img

    Vendimi për të bërë tatuazh është një vendim i madh, sepse tatuazhi do të qendroj aty përgjithmonë. Eshtë e vërtetë se laseret për largimin e tatuazheve janë efikas, por kjo teknikë asnjëherë nuk do të arrijë që tërësisht ta largojë tatuazhin nga lëkura juaj, laseri vetëm mund ta zbehë dhe ta bëjë më pak të dukshëm. Kjo është arsyeja pse duhet të mendojmë mirë dhe të marrim vendimin e drejtë.

    Në këtë artikull ju paraqesim të mirat dhe të këqijat e tatuazheve.

    Të mirat e tatuazheve:
    Tatuazhet mund të shprehin personalitetin apo besimin tuaj.

    Dhjetra milionë njerëz në mbarë boten kanë së paku një tatuazh dhe numri vazhdon të rritet çdoditë. Përveç kësaj, një tatuazh i projektuar mirë mund të jetë kujtim i mirë për diçka apo dikë të veçant që gjithmonë do ta mbash me vete. Tatuazhet mund të jenë jo vetëm një formë e mirë që ta shprehni personalitetin tuaj por edhe formë e mirë e vetë kontrollit duke ju sjellë në mendje gjërat që nuk do donit ti bënit më.

    Një tjetër aspekt pozitiv është se tatuazhet i mbulojnë në mënyrë efikase shenjat e mbetura në lëkurë. Ato mund ti kemi nga aksidentet apo operimet, dhe e dimë që shenjat e mbetuara janë shumë të merzitshme. Për fat të mirë një artist i mirë i tatuazheve mund të mbulojë në mënyrë përfekte shenjen në lëkurën tuaj, ndërsa juve ju mbetët vetëm që të zgjedhni modelin e tatuazhit ndërsa artisti do ta bëjë gjithë punën tjetër.

    Të këqijat e tatuazheve:

    Një nga aspektet kryesore negative të tatuazheve është se përfshijnë disa aspektet shëndetësore . E para dhe më e rëndësishmja është që tatuazhin ta bëni në një sallon profesional ku përdorin ngjyrë cilësore dhe gjilpëra të sterilizuara. Në këtë mënyrë ju e ulni rrezikun që të infektoheni me sëmundje të transmetueshme.

    Një tjetër aspekt negativ është se nëse ju jeni duke u përpjekur për të pas një vend pune dhe tatuazhet tuaja janë shumë të dukshme (si në duar apo në qafë), kjo mund të paraqes problem të madh. Përvec faktit se ato do të ndërhyjnë në jetën tënde profesionale, do te vijë një çast kur edhe juve do ju merzisin dhe sado që do mundoheni ti largoni, aty prap do të mbesin shenja që do jua kujtojnë.

    E keqja e fundit por jo më pak e rëndësishme, është se ju kurrë nuk mund të jeni të sigurt për cilësinë e tatuazheve. Eshtë e vërtetë se kujdesi i duhur ka shumë rëndësi, por që të dyja: cilësia e ngjyrës dhe përvoja e artistit janë të domosdoshme kur bëhet fjalë për një tatuazh cilësor. Mijëra njerëz kanë tatuazhe jo të mira të cilat nuk janë shkruar si duhet dhe për fat të keq nuk kanë më mundësi që ta ndyshojnë këtë fakt dhe ti larogojnë të gjitha shenjat e mbetura.

    Si përfundim, këto janë të mirat dhe të këqijat e të bërit tatuazh. Ato janë të bukura dhe ju mundësojnë të shprehni veten tuaj në mënyrë shumë origjinale. Në anen tjetër, në një pikë të caktuar ato mund të kenë ndikim negativ në jetën tuja. Nëse ju vendosni që të bëni tatuazh, sigurohuni që të zgjedhni një sallon me reputacion të mirë, për të parandaluar situatat e pakëndshme./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...