3.7 C
Priština
More

    Pse fëmijët gënjejnë? Si t`i detyroni ta thonë të vërtetën

    spot_imgspot_img

    A ka gjë më frustruese se të shihni fëmijën tuaj si ju gënjen para syve? Kur fëmijët e kuptojnë se mund të manipulojnë të vërtetën, qoftë edhe për imtësira, një botë e tërë e mundësive hapet para tyre. është detyrë e prindërve që t`a shuajnë këtë dukuri. më poshtë do t`a kuptoni pse fëmija juaj gënjen dhe si mund t`a ndaloni atë.

    Pandershmëria tek fëmijët paraqitet në disa forma: nga harresa e qëllimshme, thënia e të vërtetës së përgjysmuar e deri tek trillimi i ngjarjeve që mund t`u sigurojë Pulitzer në të ardhmen. Në moshë të caktuar, shumë fëmijë gënjejnë aq shpesh saqë është e vështirë t`u besoni çdo fjale që nxjerrin nga goja.

    Mirëpo, kur fëmijët fillojnë me shtrembërimin e të vërtetës aq shpesh dhe për gjëra të rëndësishme, duhet të ndërmerrni masa. Askush nuk dëshiron që të rrisë një fëmijë gënjeshtar, e në anën tjetër, gënjeshtra është pjesë e rritjes së fëmijëve dhe indikator se fëmija ka filluar të kuptojë individualitetin e tij/saj.

    Edhepse ëshë normale, gënjeshtra është mënyrë e gabuar e bashkëveprimit me njerëz. Nëse fëmija juaj gënjen TëRë KOHëN atëherë është mirë t`i dënoni me qëndrim në dhomën e ty apo tu bërtitni derisa t`a kuptojnë gabimin. Mirëpo dënimi nuk e përmirëson nevojën për të gënjyer, përkundrazi, mund të kontribuojë që fëmija juaj të bëhet më i shkathët në gënjeshtër.

    Gënjeshtra është sjellje e pritur

    Ë shtë zgjatje natyrale e realizimit që fëmijët e bëjnë në moshën 3-4 vejçe se perceptimi i tyre është unik. Me fjalë të tjera, ata e dinë se nëse e fshehin lodrën nën krevat, nëna e ty nuk e di këtë fakt pasiqë nuk i ka parë duke e fshehur lodrën. Ky është perceptim i mahnitshëm për fëmijët.

    Fëmijët gënjejnë për të njejtat arsye sikurse të rriturit

    Të rriturit gënjejnë njëri-tjetrin shumë dhe shpesh për arsye të mira! Ndonjëherë është efektive maskimi i së vërtetës dhe ju nxjerr nga situta të palakmueshme. Edhe fëmijët gënjejnë për të njejtat arsye.

    Prindërit influencojnë gënjeshtrën tek fëmijët

    Prindërit, duke i gënjyer për storie të Babagjyshit dhe të Zanave, duke i gënjyer se shitorja e lodrave është e mbyllur apo se injeksioni i mjekut nuk dhemb, influencojnë fëmijët që edhe ata të gënjejnë për çështje të tyre.

    Mos i injoroni fantazitë e fëmijëve

    Shpeshherë prindërit i injorojnë fëmijët kur u tregojnë trillime dhe storje të pavërteta. Me injorim, fëmijët do të vazhdojën së gënjyeri pasiqë është mënyrë efikase e menaxhimit të botës së tyre.

    Shmanguni emërtimeve

    Emërtimi i fëmijës si gënjeshtar vetëm ndihmon në insistimin e fëmijës për të gënjyer. Mos i etiketoni fëmijës sepse ashtu do të kontribuoni në zhvillimin e së keqes.

    Tërhiqeni vëmendjen me butësi

    Informoni me butësi fëmijën tuaj se ju krejtësisht e dini josinqeritetin e tyre, pranoni gënjeshtrën pa e gjykuar atë. Kjo metodë do e nxjerrë në pah gënjeshtrën pa poshtërim dhe dënim të fëmijës.

    Ndaloni një gënjeshtër para se të formohet

    Nëse ndjeni se fëmija juaj është duke tentuar të trillojë – fërkojnë duart, shikojnë në dysheme- thuani me butësi “ më bën të lumtur kur më thua të vërtetën”. Fëmijët dëshirojnë marrëdhënie të sigurtë dhe pozitive me prindërit, dhe nëse kumtimi i të vërtetës e mban atë marrëdhënie, ata nuk do ju gënjejnë më.

    Shpjegojeni sa e dëmshme mund të jetë një gënjeshtër

    Tregoni fëmijës suaj se gënjeshtra e dëmton marrëdhënien tuaj dhe bëjeni me dije se ata gjithmonë mund t`ua thonë të vërtetën dhe nuk do të dënohen për këtë gjë.

    Gënjeshtra kronike ëshët problem serioz

    Nëse dyshoni se fëmija juaj është gënjeshtar i shpeshtë, atëherë kërkoni ndihmë profesionale për të. Fëmijët që rrefuzojnë të thonë të vërtetën nuk fillojnë ashtu, disa faktorë të jashtëm kanë ndikuar në këtë gjë madje njëri faktor mund të jeni ju si prind.

    Fjala e fundit

    Në fund të ditës, ndërtimi i një lidhjeje të sigurtë me fëmijën tuaj është e rëndësishme për thënien e të vërtetës. Ky është çelësi i parandalimit të gënjeshtrës, nëse fëmija është i afërt me ju, atëherë nuk do ju gënjejë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...