-2.4 C
Priština
More

    5 ushqime që mund t’i konsumoni në sasi të pakufizuara

    spot_imgspot_img

    Edhe pse sasia e pjatës së ushqimit është me rëndësi për mbajtjen e peshës së trupit. ekzistojnë ushqime të cilët mund t’i konsumoni në sasi të pakufizuara. Nuk po flasim për sallatën e gjelbërt pa kripë dhe uthull por për ushqime që mund t’i breni sa të keni dëshirë.

    Kokoshkat

    Besoni apo jo kokoshkat janë një nga ushqimet brejtëse më të shëndetshme dhe më me pak kalori që ekzistojnë. Nuk po flasim për kokoshka me shije gjalpi apo djathi por për misrin klasik që mund ta pjekni në tenxheren tuaj me vetëm një pikë vaj dhe pak kripë.

    Kokoshkat kanë kalori minimale dhe përmbajnë fibra që janë të vlefshme për tretje. Nëse doni mundeni t’i kriposni me pak piper speci, çili apo piper të zi.

    Tranguj turshi

    Gati se nuk egziston njeri që nuk i pëlqen trangujt turshi, veçanërisht ato shtëpiake. Pjata me tranguj turshi ka vetëm 16 kalori, ashtuqë është ushqim që mund ta konsumoni në cilëndo dietë dhe me cilindo vakt përgjatë ditës.

    Carpaccio me kungulleshka

    Nëse akoma jo, provoni carpaccio me kungulleshka sepse bëhet fjalë për ushqim të shkëlqyer të cilin çdokush mund ta shijojë në sasi të pakufizuara. Kungulleshkat i preni në feta të holla dhe i lagni në lëngun e limonit dhe i leni ashtu të qëndrojnë për një kohë.

    Pas kësaj i shtoni pak vaj ulliri , kripë dhe piper. Fshehtësia qëndron tek lëngu i limonit i cili i tretë yndyrërat, kurse vetë vakti ka shumë pak kalori.

    Patatina me lakër jeshile (kale)

    Ky është zëvendësimi më i mirë dhe më i shëndetshëm i patatinave kalorike dhe me yndyrë prej patateve. Bëhet fjalë për ushqim brejtës me vlerë të ulët kalorike i cili do të ju mbrojë dhe me të cilin mundë të kënaqeni sa të doni. Pastroni gjethet e lakrës nga kërcelli i fortë dhe coptoni në copëza të vogla. Kriposni, lyeni me pak vaj ulliri dhe shpërndani nëpër tepsi, pastaj i pjekni në furrë për rreth 10 minuta, gjegjësishtë derisa skuqen skajet e gjetheve dhe thahen. Këto patatina të shëndetshme janë shumë të shijshme dhe mund t’i konsumoni në çfarëdo kohe përgjatë ditës.

    Bajamet, arrat dhe lajthitë

    Frutat me lëvozhgë janë’ ushqim brejtës’ i ushqyeshëm dhe i shëndetshëm që mund ta konsumoni në mes dy vakteve. Një grusht i tyre për momentin do të ju ngopë, kurse në kombinim me fruta të thara si rrushi i thatë, fiku apo kumbulla janë të pathyeshëm kundër urisë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...