3 C
Priština
More

    7 vitamina dhe suplemente që ju nuk duhet t’i merrni

    spot_imgspot_img

    Shumica nuk e dijnë se edhe me vitamina mund të teprohet. Dozat me masë mund të jenë të shëndetshme, pasi shumicën e vitaminave ju e merrni përmes ushqimit të shëndetshëm.

    KALCIUMI

    Megjithëse duhet konsumuar sasi e madhe e Kalciumit, ndonjëherë suplementet e tij mund të jenë edhe të rrezikshëm sidomos për të moshuarit mbi moshën 50 vjecare. Këta të moshuar që kanë tendencë për të absorbuar këtë mineral, ndodh që ky të përfundojë në arterie e jo në eshtra. Kjo shpie në forcimin e arterieve gjë që shkakton sulm në zemër apo edhe goditje në tru. Nëse keni nevojë për të marrë suplemente, shmanguni nga kalciumi karbonik pasi eshtrat vështirë e absorbojnë, në vend të saj përdorni citrate kalciumi, përveç magnezit i cili do të ndihmojë në përthithje më të mirë.

    VITAMINAT PRENATALE, KUR NUK JENI SHTATËZËNË

    Gratë konsumojnë vitaminat prenatale apo të paralindjes që të kenë flokë me shkëlqim, lëkurë të pastër si dhe përforcimin e thonjve. Kjo mund të tingëllojë si pozitive por nuk preferohet të merrni suplemente që nuk janë të destinuara për ju. Për shembull, vitamina prenatale përmban më shumë hekur se sa i duhet një femre që nuk është shtatëzënë gjë që mund të shkaktojë kapsllëk, të vjella dhe të përziera. Përveç kësaj, përbërja e kësaj vitamine me acid folik mund të përshpejtojë rrahjet e zemrës, ndjesinë e pickimit në gishtërinj, si dhe të shkaktojë humbjen e kujtesës.

    KREATINA

    Ky supplement zakonisht përdoret për ndërtimin dhe formimin e muskujve. Megjithatë, studimet kanë treguar se teprica e këtij suplementi mund të çojë deri në dehidratim dhe përkeqësim të veshkave. Për më tepër, mund të përkeqësojë gjendjen e personave që vuajnë nga astma. Konsumimi i këtij suplementi rekomandohet nën mbikqyrjen e rreptë mjekësore.

    VITAMINA C

    Në parim, tabletat me vitaminë C janë të padëmshme. Megjithatë, sasia e 200mg ose më shumë mund të rrisë rrezikun e gurit në veshkë. Problem me i madh me suplementët e vitaminës C është se ata janë me të vërtetë të panevojshme. Sipas studimeve, thuhet që ky supplement nuk ka nevojë të përdoret pasiqë zëvendësohet me përdorimin sa më të shpeshtë të frutave të freskët dhe perimeve.

    SOJA

    Izolatet e sojës mund të gjenden në disa proteina të ëmbëlsirave dhe kjo ka efekte negative. Për fat të keq, ajo mund të ketë efektin e estrogjenit, i cili bëhet një problem tek burrat e moshuar duke u përballur me balansin e estrogjenit dhe testosteronit. Kjo mund të shkojë aq larg sa të formojë kancerin te meshkujt.

    JOHIMBINA

    Është suplement stimulues i cili mund të çojë deri në disfunksion erektil, aritmi si dhe problem me presionin e gjakut.

    MULTI VITAMINAT

    Një studim për rreth 25 vite ka ndjekur 38,770 gra të cilat kanë gjetur vdekjen e parakohshme nga konsumi i tepërt i multivitaminave, vitamina B6, acidi folik, hekuri, magnezi, zinku dhe bakri. Mjafton që të konsumohen vetëm perimet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...