-0.4 C
Priština
More

    Ngjyrosja e flokëve me ngjyrë dhe lidhja me rrezikun e lartë për kancerin e gjirit

    spot_imgspot_img

    Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se nuk ka arsye definitive për këtë ndërlidhje…

    Është konstatuar se ngjyrosja e shpeshtë e flokëve ndërlidhet me rrezikun e zhvillimit të lartë të kancerit të gjirit.

    Sipas një studimi të kirurgut të Londrës, Kefah Mokbel, femrat që ngjyrosin flokët e tyre, kanë një rritje për 14 % të rrezikut për kancer të gjirit.

    Profesor Mokbel, i cili punon në spitalin e Princess Grace në Marylebone, Londër, këshillon që femrat të ngjyrosin flokët dy deri pesë herë brenda vitit.

    Ai gjithashtu rekomandon përdorimin e sa më shumë produkteve natyrore në flokët e tyre, duke sugjeruar këna, panxhar ose trëndafil, raporton Sunday Times.

    Ajo që e shqetëson profesorin Mokbel është se industritë gjithnjë e më shumë nxisin femrat të ngjyrosin flokët çdo 4-6 javë. Megjithëse kërkohen akoma fakte për të konfirmuar rezultatet e tij, sërish gjetjet e tij kanë sugjeruar se ekspozimi ndaj ngjyrave të flokëve mund të kontribuojë në rrezikun e kancerit të gjirit.

    Profesori Mokbel poashtu ka bërë të qartë në Facebook se kjo ndërlidhje nuk paraqet dëshmi të një marrëdhënie shkak-pasojë. Ai shpjegoi mëtej në Tëitter: se femrat nuk duhet të ngjyrosin më shumë se 5 herë brenda vitit flokët e tyre dhe të bëjnë kontrolle të rregullta të gjoksit. Të përdorin ngjyra që përmbajnë sa më pak koncentrim të produkteve të dëmshme dhe sa më shumë përbërës natyral bimor.

    Poashtu, Sanna Heikkinen nga Regjistri për Kancer të Finlandës, pohoi se hulumtimi i veçantë finlandez gjeti një lidhje mes femrave që aplikojnë ngjyrosjen e shpeshtë dhe rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Njëlloj sikur Mokbel, edhe Heikkinen theksoi se shkencëtarët akoma nuk janë të sigurtë për këtë ndërlidhje shkak-pasojë.

    Nuk është e mundur të konfirmohet një lidhje e vërtetë shkaku – tha ajo. Mund të jetë, për shembull, që femrat që përdorin ngjyra të flokëve, të kenë gjasa të përdorin edhe mjete tjera kozmetike më shumë, në krahasim me femrat që raportojnë se kurrë nuk përdorin ngjyrë të flokëve.

    Sipas profesionistëve të kujdesit të flokëve në Shoqatën kozmetike dhe parfumerisë, pohohet se ngjyrat e flokëve mbulohen nga kërkesa të fuqishme të sigurisë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...