Studimi i fundit ka treguar se shumë llaqe për thonj nga më të njohurit, madje edhe të markës, janë shumë më të dëmshme se sa duket.
Gjatë studimit, 24 gra i janë nënshtruar testimeve të ndryshme, që për qëllim kanë pasur zbulimin e shenjave eventuale të toksineve të ndryshme në organizëm. Rezultatet i kanë befasuar shumicën, në trupin e të gjitha vullnetareve është gjetur toksina e rrezikshme trifenil fosfati.
Çka është shkaku i helmimit të këtillë të organizmit?
Lyerja e thonjve!
Një nga problemet kryesore me këtë supstancë është se e pengon punën e sistemit endokrin.
Ajo mund të ndikojë në rregullimin e hormoneve, metabolizmin, riprodhimin dhe zhvillimin. Kjo është e dëmshme sidomos për femrat të cilat rregullisht përdorin llak për thonjtë sepse zhvillimi hormonal i shëndetshëm është pjesë themelore për zhvillimin e tyre./kosovarja.ch/