Megjithëse në 10 vitet e fundit shquhet për reputacionin e keq kur bëhet fjalë për ndikimin e shëndetit, së fundmi gjithnjë e më shumë flitet sidomos disa nga shprehitë kur jemi në gjendje nervoze e dëmtojnë seriozisht shëndetin tonë. Ekspertët kanë zbuluar se pse kafshimi i thonjve, prekja e flokëve dhe shprehi tjera të ngjajshme mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.
1. KAFSHIMI I THONJVE
Është e vërtetë se thonjtë mund të kafshohen gjatë shikimit të ndonjë filmi të tmerrshëm, dhe nëse kjo bëhet shprehi atëherë mund të vijë deri tek dëmtimi i thonjve si dhe lëkurës. Bakteriet mund të transmetohen nga goja në lëkurë, dhe anasjelltas. Bakteriet që gjenden nën thonjtë mund të arrijnë deri në gojë dhe të shkaktojnë infeksione të ndryshme. Praktikoni vendosjen e shiritave ngjitës në gishtat tuaj kur jeni në shtëpi me qëllim që të privoheni nga kafshimi i thonjve.
2. PREKJA E FLOKËVE
Prekja dhe përdredhja e flokëve, pas një periudhe mund të dëmtojë rrënjën e flokut. Kjo mund tv sjell deri në humbjen permanente të flokëve në pjesë të caktuara të kokës si dhe infeksione të ndryshme.
3. PËRDREDHJA E QAFËS
Rrotullimi i qafës mund të jetë relaksues, mirëpo nëse e praktikoni shpesh mund të dëmtojë ligamentët në atë pjesë. Me kohë mund të arrijë deri në arthritis si dhe në raste më të rralla të shkaktojë ndonjë bllokim apo atak të mundshëm.
4. PREKJA E FYTYRËS
Nëse vazhdimisht prekni fytyrën tuaj dhe ngacmoni aknet, mund të dëmtoni shtresat sipërfaqësore të lëkurës. Nëse në vendin e ngacmuar ju rrjedh gjak, atëherë ka gjasa t’ju mbetet shenjë e përhershme. Mos iritoni lëkurën e fytyrës duke shkaktuar kruajtje dhe skuqje, por përdorni krem hidratues.
5. KËRCITJA E DHËMBËVE
Kërcitja e dhëmbëve si dhe gërvishja e tyre mund të dëmtojë shëndetin tuaj oral. Mund të vijë edhe deri tek dëmtimi i nyjeve dhe nofullës.
6. THITHJA E ËMBËLSIRAVE (LËPIRËSEVE)
Gjatë thithjes së ëmbëlsirave, dhëmbët tuaj mbushen me nivel të lartë të sheqerit gjë që çon deri në dëmtimin e dhëmbëve. Bakterja që lokalizohet tek dhëmbët si rezultat i sheqerit, sjell prishjen e tyre.
7. LËPIRJA DHE KAFSHIMI I BUZËVE
Kafshimi i buzëve si rezultat i nervozës, prodhon enzime që ndihmojnë tretjen e ushqimit në gojën tuaj. Këto enzime mund të prishin lëkurën dhe ta pezmatojnë atë (dermatitis), me ç’rast buzët bëhen të thata dhe mund të plasariten.
8. KAFSHIMI I BRENDSHËM I FAQEVE
Nëse kafshoni brendësinë e faqeve mund të iritoni një pjesë të caktuar të lëkurës ndaj së cilës krijoni shprehi për të kafshuar të njejtin vend. Me kalimin e kohës, mund të vijë deri tek inflamacioni kronik, gjakderdhje si dhe gërvishje e asaj pjese te irituar.
9. PËRTYPJA E ÇAMÇAKËZIT
Çamçakëzi mund të shkaktojë mosfunksionimin temporomandibular për shkak të përdorimit të tepruar të muskujve të nofullës. Përtypja e çamçakëzit pa sheqer sjell probleme të llojeve tjera, ndërsa sorbitoli si sheqer artificial ka efekte të pakëndshme kur futet me sasi të mëdha. Gjatë përtypjes së shpeshtë mund të futni sasi të ajrit brenda në stomak gjë që sjell fryerje të barkut, andaj konsumoni sa më rrallë çamçakëzin.
10. KAFSHIMI I SKAJEVE TË LAPSIT
Bakteriet mund të grumbullohen në skajet e lapsit dhe gjatë kafshimit të tij, mirren viruse të ndryshme. Përveç kësaj, ju mund të dëmtoni dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.