3.7 C
Priština
More

    Rreziqet e të ndenjurit ulur shumë gjatë

    spot_imgspot_img

    Të gjithë ata që janë të detyruar të punojnë ulur më shumë se tetë orë në ditë, shëndeti tyre mund të rrezikohet seriozisht dhe përveç shpinës, të rrezikuara janë edhe zemra dhe enët e gjakut.

    Puna afatgjate në zyrë para një kompjuteri mund të çojë në një numër të madh të pasojave shëndetësore shkaktuar nga ulja (vendosja) në një pozicion të gabuar . Përveç problemeve me shpinën, te ulurit gjatë mund të shkaktojë diabet, trashje dhe sëmundjet degjenerative te sistemit të kockave dhe nyjeve.

    Një numër i madh i vendeve të punës që kërkojnë pozicionin ulur çon në ngarkesë të muskujve të qafës, supeve dhe krahëve, ku tendosja e tyre për një kohë të gjatë mund të rezultojë në pasoja të rënda. Si rezultat i tensionimit të tepërt te muskujve dhe ngërçit të nyjeve çon në lodhje dhe rraskapitje, probleme me sytë, dhimbje koke, vështirësi në koncentrim dhe qarkullim. Ushtrimet e rregullta të shtrirjes dhe relaksimit mund të kontribojnë në masë të madhe në parandalimin e problemeve të përmendura më lartë, thotë mjekët.

    Mjeku thotë se mënyra moderne e jetës, mungesa e kohës, përfitime të ndryshme teknologjike dhe pasiviteti ne kohë të lirë, kontribojnë në mënyrën tonë të jetës dhe drejtpërdrejt në pasivitet fizik.

    Kur pozicioni ulur çon në shkurtimin e muskujve të ijeve, si dhe tendosjen e muskujve të gjoksit, nga ana tjetër, të çon në zgjatjen dhe dobësimin e muskujve të pjesës së sipërme. Kur shtohet tensioni dhe ngurtësia (ngërçi) i muskujve të qafës dhe shpatullave, nyjeve, lodhje syve, probleme në qarkullimin e gjakut, është e qartë se programet e stërvitjes në vendin e punës duhet të përfshijnë levizje, ushtrime dinamike të shtrirjes dhe forcimit, si dhe ushtrime statike të tërheqjes.

    Ushtrimet duhet të jenë të atilla që ata mund të kryhen në vendin e punës për një periudhë prej dhjetë minuta, disa herë në ditë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ushtrimet të kryhen ngadalë, me kujdes, dhe të kontrollohet çdo lëvizje. Nëse keni dhimbje gjatë ushtrimeve, është e nevojshme që të ndërprisni aktivitetin .

    Gjatë kohës më të madhe të orarit të punës gjej çdo mundësi për një shëtitje të shkurtër . Ecni deri te kolegët në vend të thirrjeve telefonike, përdorni shkallët në vend të ashensorit, ecni gjatë pauzave. Për shembull, derisa jeni duke folur në telefon nuk duhet të uleni, por të ngriheni në këmbë dhe të ecni rreth zyrës.

    Ushtrime të thjeshta

     Shtrirje të qafes

    •  Në një pozitë të ulur drejtë, ngadalë uleni mjekrën në gjoks, më pas në drejtim të kundërt dhe më pas kthehet drejt qafa.
    • pandërprerë, ule kokën anash nga shpatulla e djathtë dhe e majtë.
    •  Përsëriteni ushtrimin për 10 herë.

     Shtrirje të supeve

    • Në një pozitë të ulur drejtë, pandërprerë bëj ngritjen dhe uljen e shpatullave.
    • Mblidhi supet para dhe mbrapa.
    • Përsëritni ushtrimet 10 herë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...