3.4 C
Priština
More

    Ushtrime të shputave të këmbëve para dhe pas ecjes/vrapimit

    spot_imgspot_img

    Gjithmonë përpara vrapit praktikojini këto ushtrime dhe do të shihni se këmbët do t’ju jenë mirënjohëse, si dhe do ta parandaloni lëndimin e këmbëve.

    Ndezja e këmbëve është një lëndim apo ndezje e ligamenteve, tetivave, apo në përgjithësi të pjesës së shputës nga mesi thembrës deri në vendin ku fillojnë gishtat. Kjo u ndodh shumë garuesve, sidomos atyre që e teprojne me stërvitje. Zakonisht dhimbja shfaqet në thembra, por mund të ndodhë që të shfaqet edhe në rrënjët e gishtave. Për ta tejkaluar këtë dhimbje dhe për të mos i lënë stërvitjet, duhet t’i bëni këto ushtrime.

    Mund t’i bëni edhe në zyrë, karrige, apo në shtëpi në kanapem në cfarëdo dite qoftë.

    Uluni në karrige, zgjateni këmbën e majtë dhe vendoseni mbi nyjen e gjurit të djathtë. Kapini gishtat e këmbës së majtë me dorën e majtë dhe lëvizeni në të djathtë, mbajeni disa minuta, pastaj lëshojeni në pozicionin e mëparshëm. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë me të dyja këmbët.

    Bëjeni këtë ushtrim tri herë në ditë.

    Mos i harroni edhe gishtërinjtë. Me ushtrimin e ardhshëm ju e forconi muskulin e shputës dhe i parandaloni lëndimet. Krejt ajo që duhet të bëni është t’i mblidhni dhe pastaj t’i lëshoni gishtërinjtë. Këtë duhet ta përsërisni disa herë. Është ushtrim që mund të kryhet duke ndenjur ulur.

    Për shputat bën mirë edhe masazha e akullt. Pas një vrapi të gjatë shputave tuaja u duhet një ndihmë e vogël. Mbani në frigorifer zakonisht një shishe me ujë të ftohtë. Pas vrapit vendoseni shishen në vendet ku ndjeni dhimbje. Në këtë mënyrë do t’i qetësoni ato, duke ua ëmbëlsuar dhimbjen.

    A keni pasur ju probleme të këtilla pas vrapit?

    Detajet e ushtrimeve mund t’i shihni në videon e mëposhtme:

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...