1.7 C
Priština
More

    Si të përgatisni në kushte shtëpie serumin natyral anti-rrudhë që do t’i rikthejë lëkurës elasticitetin

    spot_imgspot_img

    Zona rreth syve vishet nga lëkura më e hollë dhe më delikate e trupit, e si pasojë rrudhat e para shfaqen pikërisht në këtë pjesë të lëkurës. Mimikat e fytyrës, mungesa e gjumit, rrezete diellit përshpejtojnë shfaqjen e rrudhave, por Living më poshtë do të rendisë jo vetëm përbërësit që zbehin pamjen e rrudhave rreth syve, por dhe një serum të përgatitur në kushte shtëpie. 

    1.Kastraveci eshtë i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë por dhe e qeteson dhe e pastron në thellësi.
    2. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja
    3. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehra juaj do të jetë më e gjallë.
    4. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.
    5. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eleminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.
    Përbërësit:
    50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E
    Shtypini kapsulat e vitaminës E dhe shtoni vajin e arganit derisa të krijohet një masë e njëjtrajtshme.
    Me ndihmën e një kunje pambuku aplikoni pak nga kjo masa në zonën rreth syve për 10-15 minuta. Përdorimi i rregullt çdo mbrëmje do të japë rezultate të menjëhershme. Provojeni.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...