2.2 C
Priština
More

    Bakteriet që e mbrojnë organizmin

    spot_imgspot_img

    Probiotikët mund t’ju përgjigjen edhe neurokemikaleve, të cilat pozitivisht ndikojnë në sistemin nervor dhe në imunitet, si edhe në tërë shëndetin.

    Probiotikët janë bakterie të dobishme dhe mjaft të rëndësishme për ushqimin, pasi kanë efekt pozitiv për shëndetin. Sidomos ndikon në sistemin digjestiv, ku është njëra nga bakteriet kryesore që i ndalon materiet e dëmshme të depërtojnë në organizëm. Deri në 80 për qind e imunitetit varet nga zorrët, prandaj është shumë e rëndësishme që ato të jenë të shëndosha. Bakteriet probiotike janë në gjendje ta shmangin dëmin dhe t’i stimulojnë qelizat fagocite, të cilat kanë për detyrë t’i pastrojnë mikroorganizmat patogjenike.

    Përvec se në jogurt, probitikët gjithnjë e më shpesh gjenden edhe në birrë, verë, në pijet për sportistë, në djathëra…

    Bakteriet e mira dallohen për nga përmbajtja, koncentrimi dhe efikasiteti.

    Industria ushqimore jep kontributin e vet në pasurimin e asortimanit të jogurtit probiotik. Studimet tregojnë se janë më të shëndetshm personat që konsumojnë më tepër jogurt. Kjo ndodh për shkak se në të gjendet laktobacilus bulgarikus, bakterie e rëndësishme për sistemin digjestiv.

    Studiues nga Universiteti i Teksasit kanë studiuar se prodhimet probiotike të qumështit ndikojnë mjaft edhe në shëndetin mental. Kanë rol të rëndësishëm në absorbimin dhe transportimin e neurokiminaleve, që janë tejet me rëndësi për shëndetin e trurit dhe nervane. Me ndihmën e tyre përmirësohet mikroflora e zorrëve dhe mund të shërohen problemet psikike, sic është depresioni.

    Anët tjera pozitive të kësaj bakterieje janë se e pengon zgjatjen e diaresë, e ul nivelin e kolesterolit, merr pjesë në prodhimin e vitaminës K, B6, ndalon shumimin heliobakteries, shkaktuesit kryesor herpesit në stomak dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore, ndihmon në parandalimin e tumoreve malinje në sistemin e tretjes dhe të shumë sëmundjeve autoimune.

    Përdorimi i probiotikëve është shumë i dobishëm për diarenë e fituar nga trupthat infektues ose në përdorimin e antibiotikëve, të cilët vecanërisht ndikojnë në ndërrimin e mikroflorës së zorrëve, gjatë së cilës vjen në dominimin e bakterieve të dëmshme të cilët e nxisin diarenë. Përdorimi i probiotikëve ndalon edhe ndezjet në zorrë, e nëse ato shfaqen, simptomat janë të buta dhe zgjasin pak, ndërsa ripërtërirja e mikroflorës së zorrës është më e shpejtë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...