Nëse nëna juaj është diçka si nëna jonë, po ju paraqesim këtu 11 gjëra që do donit ti dinit:
- Është në rregull ta duani veten tuaj. Nëna ime më dërgon foto nga stili i ri i flokëve të saj duke më then, “dukem e mrekullueshme”. Unë qeshi, sepse vetë-urrejtja pritet gjithmonë nga femrat dhe rrallë herë mund të dëgjosh një femër ta lavdërojë veten.
- …dhe mos kërkoni falje për suksesin tuaj. Nëna ime ka filluar një karrierë të re vitin e kaluar. Dhe, kur ajo u emërua si ‘salesperson’ i vitit, ajo nuk insistonte se ishte fat, por punonte shumë rëndë, aftësitë e saj ishin gjëja më e mirë dhe ajo ndjehej krenare për të.
- Të ngritni veten lart nuk do të thotë të përbuzni tjetrin te poshtë. Duke lënë mënjanë arritjet e saja, nëna ime është e para e cila nxjerr në pah anët e forta të njerëzve tjerë (veçanërisht nëse këto njerëz janë bijat e tyre).
- Të krahasoni veten me femrat tjera nuk do të ju çojë askund. Nëna ime trajton miqtë e saj sikur të ishin të një gjaku. Ajo ka marrëdhënie të veçanta me grate tjera sepse dëgjon problemet e tyre pa i gjykuar ato dhe ofron mbështetje të pafund, duke mos e përfshirë xhelozinë në mes.
- Nëse mund të mbështeteni tek miqtë tuaj, jeni shumë me fat. Nëna ime më kamësuar se është më e rëndësishme të nxitni marrëdhënie që me të vërtetë kanë rëndësi se sa të humbni energji emocionale me miqtë tuaj.
- Një marrëdhënie nuk është treguesi kryesor i lumturisë suaj. Shikoja filmat e Disney në vitet e 90-ta, asnjëherë nuk kam blerë filma ku mashkulli është gjithmonë shpëtimtari i femrës, ku martesa është qëllimi kryesor i jetës, nuk i kam menduar këto sepse jam rritur nga një grua e cila më ka edukaur ndryshe.
- Nuk keni nevojë për leje që të bëni çfarë dëshironi dhe kur e dëshironi atë. Nëna ime sapo kishte lënë një punë sepse ish partneri i saj kishte menduar se nuk ishte e sigurtë, dhemë ka thënë shumë herë se pse nuk do ta bënte më përsëri atë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar këtu! Jeta ime = regullat e mia.
- Mund të qëndroni vet në këmbë. Të gjitha zonjat që ndihen me vetëbesim, mund ti bëjnë gjërat vet.
- Të falni dikë nuk është e njejtë sikur ti jepni ndonjë udhëzim. Nëna ime më ka mësuar se thjeshtë, ekzistojnë njerëz për të cilët ia vlen ti falësh, ndërsa disa të tjerë jo.
- Mbi të gjitha, femrat vetëm duan (dhe duhet) të argëtohen./kosovarja.ch/