Përvec ndihmës për të jetuar në gjatë, për t’u dobësuar dhe për të pasur një zemër të fortë, ushtrimet e rregullta mund t’ju ndihmojnë të shkarkoheni nga stresi, depresioni dhe të fitoni vetëbesim. Ushtrimet fizike janë një nga ilaceet më të forta që ekzistojnë, por ju nuk mund të rastisni aq shpesh në mjekë që do t’ju shkruanin juve receta me 30 minuta vrapim në vend të tabletave.
Nëse keni probleme dhe po ndjeni se ilacet nuk ju ndikojnë ashtu sic dëshironi, ndoshta ushtrimet janë mua to që ju duhen.
1. ANKSIOZITETI
Të gjithë përditë ballafaqohemi me nervoza, probleme në punë, shqetësime për paratë apo probleme të tjera familjare.
Por, ekziston edhe anksiozitet kronik klinik, i cili mund të zhvillohet në sëmundje të tjera mentale, sic është për shembull depresioni. Ata që ushtrojnë rregullisht janë 25 për qind më pak anksiozë se ata që nuk ushtrojnë.
Ushtrimet më të mira kundër këtyre sëmundjeve janë ushtrimet që fokusohen në frymëmarrje, sic është për shembull joga. Ndërsa kundër nervozave të përditshmërisë ndihmojnë ushtrimet me intensitet të lartë.
2. ÇRREGULLIMET HIPERKINETIKE
Për shkak se nuk ekzistojnë ilace për crregullime hiperkinetike, ushtrimet mund të ndikojnë te personat me këto crregullime, duke i ndihmuar që të përqendrohen, të qetësohen dhe t’i rregullojnë emocionet. Kjo ndihmon si fëmijët, ashtu edhe të rriturit. Ushtrimet e ngrisin përkohësisht nivelin e dopaminës, i cili ak po të njëjtin efekt në organizëm me disa barëra për këto crregullime.
3. HUMBJA E KUJTESËS (PROBLEME KOGNITIVE)
Ushtrimet stimulojnë furnizimin me gjak të trurit, i cili mund të ndërpritet për shkak të problemeve të zenrës dhe kolesterolit të lartë. Truri i shëndoshë varet nga shëndeti i zemrës suaj. Përvec që stimulojnë sistemin kardiovaskular, ushtrimet e stimulojnë edhe zhvillimin e trurit tuaj, sidomos pjesët që e kontrollojnë kujtesën tuaj. Hulumtimet tregojnë se personat që ushtrojnë rregullisht kanë treguar rezultate më të mira në testet e kujtesës, vëmendjes, vendosmërisë dhe planifikimit.
Ushtrimi më i mirë është ai që nuk i përsërit lëvizjet e njohura, pasi ato nuk e stimulojnë trurin. Provoni Taj ci, tenis, apo ndonjë art luftarak.
4. PROBLEME ME GJUMIN
Shumë studime kanë treguar se ngritja e peshave mund t’ju ndihmojë të flini më shumë se cilido bar.
Personat që ushtrojnë kanë dyfish gjumë më cilësor se ata që nuk ushtrojnë. Por jo vetëm kaq, mungesa e gjumit lidhet me një numër të madh problemesh shëndetsore, kurse të ushtruarit mund ta rregullojnë në masë të madhe atë. Ato janë, bie fjala, mbipesha, lodhja, letargjia, sëmundjet e zemrës dhe pamundësia e ballafaqimit me stresin. Për një gjumë më të rehatshëm, më e mira do të ishte që të ushtroni nga 30 minuta, por më së miri është që ato të jenë ushtrime meditative, joga ose taj ci.
5. ASTMA
Mbase mund t’ju duket e pabesueshme, por studimet kanë treguar se personat me asëm të cilët rregullisht ushtrojnë, vuajnë më pa, ngaqë ushtrimet e përmirësojnë sistemin kardiovaskular dhe e zvogëlojnë fuqinë e asmës. Kështu që asma vështirësohet kur jeni në mbipeshë, sepse yndyrnat sjellin inflamacion. Ndërsa mënyra më e mirë për ta zgjidhur këtë është të ushtruarit.
Ushtrimet më të mira për ju do të ishin ato kardio apo ngritja e peshave, por edhe sportet që praktikohen në natyrë. Por, jini i vëmendshëm kur ushtroni në natyrë, pasi poleni, papastërtia dhe ajri shumë i ftohtë mund ta acarojnë asmën.
6. PROBLEMET ME EREKSIONIN DHE LIBIDON E ULËT
Po, me ushtrime mund ta ndihmoni edhe jetën tuaj seksuale, pavarësisht në jeni femër a mashkull. Problemet me ereksionin dhe libidon e ulët zakonisht janë rezultat i stresit, crregullimit të gjumit dhe qarkullimit të dobët, sidomos tek ata të cilët kohën më të madhe e kalojnë duke qëndruar ulur. Duke ushtruar mund të luftojmë me depresionin, kështu që mund të ndalojmë të marrim qetësues të cilët e zvogëlojnë dëshirën për seks.
Ushtrimet më të mira janë ato për pjesën e poshtme të trupit, kështuqë do ta inkurajoni qarkullimin në pjesën e poshtme të trupit. Aktiviteti i duhur është ngasaja e bicikletës, sepse në atë mënyrë i bëhet presion shtesë pjesës gjenitale. Mund ta përmirësoni libidon me cfarëdolloj ushtrimi, sidomos nëse ushtroni në cift.
7. SPM DHE MENOPAUZA
Studimet kanë treguar se gratë që kanë kaluar në menopauzë dhe në simptomet e SPM-së dhe që kanë ushtruar vazhdimisht, kanë përjetuar zvogëlim serioz të këtyre simptomave, në krahasim me gratë që nuk kanë ushtruar rregullisht. Gratë në SPM shumë shpesh e ndërrojnë humorin e tyre, janë depresive dhe nervoze. Ushtrimet, përvec që u japin energji shtesë dhe e përmirësojnë disponimin, ato ndikojnë në nivelin e hormoneve, sidomos kur ai ndryshom më mënyrë rapide te gratë me SPM dhe menopauzë. Te gratë e moshuara, ushtrimet e përmirësojnë elasticitetin e eshtrave, i cili zvogëlohet me kalimin e viteve, si dhe mund t’i parandalojë sëmundjet kardiovaskulare, të cilat më shumë i rrezikojnë gratë në menopauzë, për shkak të ndryshimeve hormonale.
Ushtrimet më të mira për gratë në menopauzë janë ato airobike, pasi ato kanë treguar një zvogëlim të shkëlqyeshëm të simtomave SPM. Kështu që joga, taj ci dhe ushtrimet plates e zvogëlojnë stresin e shkaktuar nga ndryshimet hormonale.
8. DHIMBJET NË PJESËN E POSHTME TË SHPINËS, NË IJE, QAFË DHE NË GJUNJË
Pothuajse të gjitha llojet e dhimbjeve mund të zvoglohen me ushtrime, pasi te shumë njerëz dhimbjet e atilla janë rezultat i qëndrimit të gjatë ulur përgjatë ditës, stresit dhe shëndoshjes.
Shumë lloje dhimbjesh shkaktohen nga muskujt e dobët në pjesën ku ndjehet dhimbja. Dhimbja në qafë dhe në shpatulla shkaktohet nga ndejtja e gjatë përpara kompjuterit.
Më së miri është që të ushtroni dhe ta forconi pjesën ku ndjeni dhimbje.
9. OSTEOARTRITIS
Osteoartritisi shkakton dhimbje dhe inflamacion përreh nyjeve për shkak kërcës së thatë (jo të yndyrshme), e cila i mbron nyjet. Por mos lejoni që dhimbja t’u largojë nga ushtrimet. Me ushtrime mund të hiqni peshën si dhe shtypjen nga nyjet e sëmura. Ushtrimet i forcojnë muskujt rreth nyjeve të sëmura, të cilët e zvogëlojnë shtypjen në to.
Ushtrimet me të preferuara janë: ecja, noti ose aerobiku në ujë.